Panorama (Albania)

Balaj “abonim” golash, Grezda tripletë në Kupë

Dy gola për U- 21, mesfushori i Rejnxhërs i jep kualifikim­in

-

Forma e mirë e kuqezinjve vijon jo vetëm në kampionate­t respektive, por edhe në Kupë.

Bekim Balaj dhe Eros Grezda kanë udhëhequr ekipet respektive për të kaluar në turin tjetër të Kupës. Dopietë dhe penallti e saktë kanë bërë që 21- vjeçarët e Rejnxhërsi­t t'i falen formës në rritje të Eros Grezdës dhe një gol sigurie nga Balaj ka bërë që Shturm Grac të kapërcejë një tur në Austri.

AUSTRI

Në fundjavë, Bekim Balaj vuri firmën në goleadën e Shturm Gracit, duke realizuar me penallti golin e tretë në triumfin 0- 4 ndaj St. Poltenit. Dje ishte radha e Kapfenberg që ta pësonte. Shkodrani po gjen rrugën e rrjetës në vazhdimësi, duke u bërë një pikë referimi për ekipin Austria. Dje shënoi në minutën e 93- të të takimit ndaj Kapfenberg në transfertë, në takimin e vlefshëm për fazën e 1/ 8- ave të Kupës së Austrisë. Goli i Balajt ishte i dyti në fitoren 0- 2, i cili mjaftoi për të siguruar kalimin e ekipit të tij në turin çerekfinal. Balaj doli i vetëm me portierin në një kohë që vendësit ishin hedhur për të gjetur barazimin dhe ai nuk e pati të vështirë të shënonte.

SKOCI

Stiven Xherard e la jashtë planeve dhe me një gjest në ekipin e moshave deklaroi se për Grezdën s'do të kishte më vend në skuadrën skoceze. Mirëpo, ndeshje pas ndeshjeje, shqiptari është bërë futbollist­i më i rëndësishë­m i 21- vjeçarëve të ekipit legjendar skocez. Dje, grezha është bërë protagonis­ti absolut me dopietën e shënuar në barazimin 3- 3, që ekipi i tij arriti ndaj Solihull Murs. Grezda shënoi dy golat e fundit për Rejnxhërsi­n, teksa vendësit po arrinin fitonin 3- 1. Në minutat 69' dhe 84', shqiptari baraspesho­i sfidën dhe futi ekipin e tij në lojë për një biletë në fazën tjetër. Më tej, takimi i vlefshëm për 1/ 8- at e kupës te të rinjtë, u desh që të kishte edhe penalltitë. Nga të cilat, Rejnxhërsi që u tregua më i saktë, pasi Solihull humbi dy penallti, ndërsa Rejnxhërsi i shënoi të gjitha. Edhe Grezda shënoi nga pika e bardhë, i treti në radhë.

SERIA B

Në fundjavë, Frederik Veseli ishte i pafat, teksa një aksion në limitet e takimit, në minutën e 90+ 8, i dha barazimin Trapanit. Edhe dje, mbrojtësi kuqezi ka qenë sërish i pafat, teksa ka devijuar pa vullnet një top nga Bidaui në minutën e 56- të, i cili ka kaluar Specian në avantazh. Për Empolin ka barazuar Fratesi në minutën e 71- të. I vlerësuar me notën pesë, shpjegimi për paraqitjen e "Tuttomerca­toweb" është me nota negative. "Pas autogolit të shtunën, edhe dje ai ishte i pafat dhe pa dëshirë e drejton goditjen e Bidaouoi në rrjetën e tij. Përveç veprimit te goli i Specias, vuan shumë në veprimet e mesfushorë­ve anësorë të kundërshta­rit në më shumë se një rast".

DERMAKU- KUMBULLA

Përballja e parë e dy shqiptarëv­e në Serinë A ka shkuar në favor të Veronës dhe Kumbullës, të cilët kanë triumfuar në transfertë me Parmën falë golit të Lazoviç në minutën e dhjetë që vulosi fitoren 0- 1. Në notat e "tuttomerca­toweb", të dy mbrojtësit vlerësohen për paraqitjen e tyre, ndërkohë që patën raste edhe për të shënuar, të dy me kokë. DERMAKU 5.5 - "Pak i rëndë në fushë, por nuk has probleme madhore. I shkon afër barazimit të rezultatit me një goditje me kokë, por pritet nga Silvestri në dy kohë".

"I shkon pranë golit me kokë. Në zonat e tij nuk ka ndonjë rrezik të madh, madje nuk ka as shumë kundërshta­rë".

 ??  ?? Bekim Balaj duke festuar golin e djeshëm në Kupë
Bekim Balaj duke festuar golin e djeshëm në Kupë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania