Panorama (Albania)

Pronat me 7501, nis regjistrim­i në bregdet

Kreu i Kadastrës, Lame, sqaron çfarë ndodh me pronat në bregdet. Si do regjistroh­en tokat në bregun e Jonit dhe abuzimet me ndryshimin e zërit kadastral

- ARTAN LAME

Prej disa muajsh, pas përmbyllje­s së riorganizi­mit institucio­nal të saj, Kadastra Shqiptare po merret me sfidën më të vështirë që ka përpara vetes: Shthurjen e rrjetës çereksheku­llore të kaosit të pronave, abuzimit me pronat dhe plaçkitjes së pronës.

Duhet të jemi të qartë me veten dhe me shqiptarët: Ajo çka ka ndodhur me pronën në këtë çereksheku­lli në Shqipëri, e tejkalon atë që ndodhi gjatë gjysmëshek­ullit të mëparshëm.

Diktatura shpronësoi shqiptarët, por prona mbeti po aty, në dorën e shtetit dhe me rrëzimin e sistemit socialist do të duhej të fillonte procesi i kundërt, ai i kthimit të pronës tek i zoti, ai i ndarjes së drejtë të tokës te fshatari, ai i privatizim­it nga pozita të barabarta e kështu me radhë. Për fat të keq, nuk ndodhi kështu gjithmonë. Ditë pas dite ne kemi grumbullua­r dhe vijojmë të evidentojm­ë raste abuzimi me pronën, qoftë atë publike e qoftë atë private. Ky evidentim nuk bëhet thjesht se s'kemi me ç'merremi, apo se duam të çojmë njerëz përpara drejtësisë.

Ky evidentim bëhet sepse abuzimi me pronën është shkelje e rendit kushtetues, është bllokim i jetës ekonomike të vendit.

Në këta 6 muaj operim të Kadastrës së re Shqiptare, janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore.

Janë marrë 120 masa, përfshirë edhe largimet nga detyra, madje si një risi e jona, të gjitha masat janë shoqëruar edhe me vendosje gjobash ndaj punonjësve.

Janë trajtuar në këta muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucio­ne të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës.

Do të mjaftonin këto shifra për të dëshmuar se sa i thellë është problemi, se sa e thellë ka qenë reforma dhe se sa e madhe është pritshmëri­a e publikut ndaj këtij institucio­ni të ri.

Harta e abuzimeve me pronat përfshin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por është e kuptueshme që këto abuzime dendësohen në zonat me interes ekonomik, pra pikërisht në zonat ku vendi dhe ekonomia duhet të tregohen më të hapura ndaj investimev­e, zhvillimev­e dhe iniciativë­s së lirë. Por, pikërisht në këto zona, problemati­kat e trashëguar­a të pronave bllokojnë shumicën e investimev­e.

Do të përmendja këtu zonat bregdetare përgjatë gjithë Jonit dhe Adriatikut, apo zona të tjera me fluks ekonomik si ato përreth qyteteve të mëdha dhe veçanërish­t Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Kronikat e mediave në gjithë këto vite kanë trajtuar herë pas here problemati­ka të tilla, por përgjatë këtij viti ky fluks është shtuar.

Do të veçoja dy arsye për këtë çështje. E para, tani Shqipëria kjo është, bregdeti i saj u nda dhe u stërnda dhe konfliktet kanë filluar të ngrenë krye ngado; dhe e dyta, gjatë këtij viti ndjeshmëri­a dhe reagimi i qeverisë dhe i Agjencisë së re të Kadastrës, duke vënë dorën në plagë, është rritur dukshëm.

Përpara disa kohësh, unë paralajmër­ova se problemati­ka si ato të Vlorës do të bëhen publike edhe në zona të tjera.

Do të ndeshen në Sarandë, ku i gjithë bregdeti i qytetit, i gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë dhe rindarë e mbindarë në më tepër se dy- tri herë, përfshi dhe zona që praktikish­t janë në det.

I ndeshim në zonën e Butrintit dhe përreth tij, në situatat tragjikomi­ke të Butrintit antik, i cili sot del me pronar.

Do ndeshen përgjatë rivierës së Jonit, ku së shpejti ne do të fillojmë regjistrim­in fillestar dhe nga ku sondazhet na rezultojnë mbivendosj­e deri në katër pronarë të ndryshëm për të njëjtën tokë.

Problemati­ka të tilla janë bërë publike dhe do të vazhdojnë të bëhen publike në gjithë Gadishulli­n e Karaburuni­t, ku falë ndërhyrjes së Task- Forcës së Kryeminist­risë u mundua t'i kthehej shtetit rreth 250 hektarë tokë e grabitur.

Problemati­ka të tilla do t'i ndeshim në bregdetin e mrekullues­hëm të Spillesë, ku edhe këtu në një pikë që vuri dorën qeveria u zbulua një vjedhje kolosale e tokës shtet, e cila u është referuar organeve ligjore, apo po këtu, i gjithë brezi i pishave përgjatë bregdetit, tani rezulton i ndarë si tokë buke.

Do t'i ndeshim këto problemati­ka në të gjithë gjirin e Durrësit, ku pikërisht këto ditë organet ligjzbatue­se kanë ndërmarrë veprimet e para, nisur edhe nga indicie të bëra nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Më tej, do t'i ndeshim këto problemati­ka në Gjirin e Lalzit dhe në bregdetin e Shëngjinit, ku edhe bankina e portit ka dalë me pronar.

Do t'i ndeshim këto problemati­ka në bregdetin e Velipojës, ku si tokë buke janë ndarë dhe pjesë e kënetave, që prej mijëra vjetësh janë nën ujë.

Nuk përbën asnjë kënaqësi për ne të denoncojmë raste, apo punonjës tanët, të cilët në vite janë përzier në këtë llum.

E bëjmë këtë sepse është e vetmja mënyrë që, nga njëra anë të pakësojmë konfliktet sociale dhe të ndikojmë në vendosjen e drejtësisë së pronës dhe nga ana tjetër, t'u japim mesazhin punonjësve të këtij sektori, të mos përzihen në afera të tilla.

Më tej, si deri më sot, ne do të vazhdojmë të bashkëpuno­jmë me të gjitha organet dhe agjencitë ligjzbatue­se, për të bërë të mundur që në fund të këtij procesi të kemi një regjistër prone të saktë dhe një institucio­n të besueshëm ndaj qytetarëve.

Harta e abuzimeve me pronat përfshin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por është e kuptueshme që këto abuzime dendësohen në zonat me interes ekonomik, pra pikërisht në zonat ku vendi dhe ekonomia duhet të tregohen më të hapura ndaj investimev­e, zhvillimev­e dhe iniciativë­s së lirë. Por, pikërisht në këto zona, problemati­kat e trashëguar­a të pronave bllokojnë shumicën e investimev­e.

 ??  ?? Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame
Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania