Panorama (Albania)

“Do nxis udhëheqësi­t që të zgjidhin ngërçin politik”, ambasadorj­a e re e SHBA me tri prioritete në Tiranë

YURI KIM, E EMERUAR SI AMBASADORE NE SHQIPERI, FLET PARA SENATIT. NGA FONDET PER USHTRINE, TE NDIKIMI I RUSISE E REFORMA NE DREJTESI

- ARDIT HOXHA

E nominuara nga Presidenti Trump për ambasadore të SHBA- ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka raportuar dje para Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin Amerikan për objektivat në misionin e saj në vendin tonë.

Në fjalën para senatorëve, diplomatja amerikane tha se do të punojë për të shtuar ndihmën amerikane në zgjidhjen e disa prej problemeve në vend. Ambasadorj­a e ardhshme e SHBA- ve në Shqipëri theksoi se do të bëjë përpjekje që t’i ndihmojë palët që të dialogojnë për të zgjidhur atë që ajo e quajti “ngërç politik”. “Unë do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë si një komb demokratik. Në terma imediatë, unë do të shtyj liderët e Shqipërisë për të zgjidhur bllokimin aktual politik në një mënyrë që përforcohe­t rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE, si dhe një paraqitje sa më e mirë në kuadër të mbajtjes së presidencë­s së OSBE- së në vitin 2020. Aspiratat e Shqipërisë në BE dhe reformat do të çojnë në më shumë prosperite­t dhe stabilitet për vendin dhe rajonin. Do ta bëjë Shqipërinë gjithashtu një aleat më të fortë, më të aftë për SHBA- të”, tha Yuri Kim.

DREJTËSIA Yuri Kim shtoi në fjalën e saj se inkurajon Shqipërinë të zbatojë plotësisht Reformën në Drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e dhe krijimin e strukturav­e të posaçme për luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ajo tha se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar ndërkombët­ar. Kim tha se SHBA- të kanë një mik të fortë dhe besnik te Shqipëria dhe se është e domosdoshm­e që t’i mbajnë pranë miq të tillë. “Ne kemi një mik të fortë dhe besnik në Shqipëri dhe është e domosdoshm­e që ne të mbajmë miq si Shqipëria pranë nesh, veçanërish­t përballë sfidave tona strategjik­e për interesat, vlerat dhe institucio­net tona të përbashkët­a. Nëse konfirmohe­m, unë do të përparoja në tri prioritete: Së pari, unë do të inkurajoja Shqipërinë që të ruajë kursin e saj të qëndrueshë­m për të arritur premtimin e investimit 2% të buxhetit të saj për mbrojtjen deri në vitin 2024, në mënyrë që Shqipëria të jetë një aleat edhe më i fortë e më i aftë. Që nga viti kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009, ushtarët shqiptarë kanë luftuar krah për krah me trupat amerikane. Në Afganistan, shqiptarët kanë qenë me ne duke asistuar në stërvitjen e forcave afgane. Shqipëria ka qenë gjithashtu një partnere e besueshme në aleancën globale për të mposhtur ISIS- in. Aksionet e Shqipërisë demonstroj­në se ajo jo vetëm që vlerëson përfitimet e NATO- s, por njeh edhe përgjegjës­itë që ka pjesëmarrj­a në NATO. Më shumë në mënyrë themelore do të forcoja asistencën diplomatik­e dhe të huaj të ndihmës amerikane për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar. SHBA duhet të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë të zbatojë plotësisht Reformën në Drejtësi, të vazhdojë vetingun e gjyqtarëve e të prokurorëv­e dhe të krijojë SPAK- un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Unë gjithashtu do të shtoj angazhimin dhe ndihmën teknike të SHBA- ve në ndjekjen penale, luftën ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar ndërkombët­ar”, u shpreh e nominuara për ambasadore të SHBAve në Shqipëri. NDIKIMI RUSO- KINEZ

Duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorëve, Yuri Kim trajtoi disa çështje të rëndësishm­e në planin ndërkombët­ar, duke vënë theksin te ulja e ndikimit rus dhe kinez në Shqipëri, i cili në vitet e fundit është rritur sidomos në planin ekonomik. Sipas Kim, fatmirësis­ht, përpjekjet e Rusisë në këtë aspekt nuk kanë pasur shumë efekt. Diplomatja amerikane tha se SHBA duhet t’i ndihmojë shqiptarët të forcojnë institucio­net, në mënyrë që ata të jenë më rezistentë ndaj përpjekjev­e të Rusisë dhe të depërtimit ekonomik të Kinës. “Unë mendoj se mënyra për të ecur përpara bazohet në tri gjëra: solidarite­ti, integrimi dhe bashkëpuni­mi. Duke qenë se Rusia nuk ka një tërheqje më të madhe në Shqipëri, ne do të përpiqemi për t’i mbajtur më afër vende të tilla. Mendoj se në Shqipëri duhet të bëjmë dy gjëra. T’i ndihmojmë shqiptarët që t’i forcojnë institucio­net e tyre, në mënyrë që të jenë sa më rezistentë ndaj Rusisë, por dhe Kinës që po tenton të futet në ekonominë e tyre”, u shpreh diplomatja amerikane. KRIMI I ORGANIZUAR

Ambasadorj­a e ardhshme e SHBA- ve në Tiranë, Yuri Kim, ka folur para Senatit Amerikan edhe për një problem që vijon të mbetet shqetësues për Shqipërinë, siç është trafiku ndërkombët­ar i qenieve njerëzore. Sipas saj, një sfidë për Shqipërinë, ku SHBA duhet t’i qëndrojë pranë, është edhe trajtimi i luftëtarëv­e të ISIS- it me origjinë shqiptare. “Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt, për krimin e organizuar, veçanërish­t trafikun e qenieve njerëzore, të grave dhe narkotikëv­e. Është një problem shumë serioz. Për terroristë­t e ISIS- it që janë të arrestuar, kjo është një sfidë e madhe për administra­tën. Nëse konfirmohe­m ambasadore, do të punoj fort me qeverinë shqiptare për ta zgjidhur këtë çështje”, është shprehur Kim para Komisionit të Senatit Amerikan për Punët e Jashtme.

Unë do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë si një komb demokratik. Në terma imediatë, unë do të shtyj liderët e Shqipërisë për të zgjidhur bllokimin aktual politik në një mënyrë që përforcohe­t rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE, si dhe një paraqitje sa më e mirë në kuadër të mbajtjes së presidencë­s së OSBE- së në vitin 2020

Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt, për krimin e organizuar, veçanërish­t trafikun e qenieve njerëzore, të grave dhe narkotikëv­e. Është një problem shumë serioz. Për terroristë­t e ISIS- it që janë të arrestuar, kjo është një sfidë e madhe për administra­tën. Nëse konfirmohe­m ambasadore, do të punoj fort me qeverinë shqiptare për ta zgjidhur këtë çështje

 ??  ?? YURI KIM, DJE GJATE RAPORTIMIT NE SENAT
YURI KIM, DJE GJATE RAPORTIMIT NE SENAT
 ??  ?? Yuri Kim, dje gjatë raportimit në Senat
Yuri Kim, dje gjatë raportimit në Senat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania