Panorama (Albania)

Konflikti i ngrirë, si pengesë për marrëveshj­en Kosovë- Serbi

- DR. ELVINA JUSUFAJ

... e themeluar jo si rezultat vetëm i shprehjes së vullnetit të popullit për vetëvendos­je, por si rrjedhojë e vullnetit politik të komuniteti­t ndërkombët­ar për të ndaluar ushtrimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit kundër një popullsie të pambrojtur dhe humbjes të së drejtës së Serbisë për të ushtruar sovranitet­in. Nëse për komuniteti­n ndërkombët­ar ky realitet ishte një rast sui

generis, për Serbinë - shtetin që krijoi konfliktin – ishte një shkëputje e padrejtë dhe e papranuar prej saj. Ndërsa legjitimit­eti i këtij procesi është i padiskutue­shëm, për vetë faktin e trajtimit të çështjes në mënyrë të strukturua­r nga Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit, ku një konsensus ndërkombët­ar pothuajse ishte pranuar, fakti që Kosova ishte shkëputur nga Serbia ishte i papranuesh­ëm në ambientin nacionalis­t serb.

Dy dekada pas një zgjidhjeje të pranueshme nga shumica e shteteve anëtare të OKB- së, Serbia kërkon ta rikthejë çështjen për një trajtim të ri ndërkombët­ar, kur të dyja palët të dalin të fituara pas një “operacioni me dhimbje për të dyja palët”, me arsyetimin se kjo do të çonte në njohjen reciproke të Republikës së Kosovës në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara. Po përse një subjekt i ri ndërkombët­ar, ku akti i themelimit të tij nuk ka rënë në kundërshti­m me të drejtën ndërkombët­are ( Opinioni Këshillimo­r i Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë) dhe ndërtimi i institucio­neve është bërë nën mbikëqyrje­n ndërkombët­are– UNMIK, Këshilli i Sigurimit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara – të pranojë ridiskutim­in e një çështjeje, që i takon tashmë historisë?

Për Kosovën, kjo çështje është presion përpara një realiteti të ri, ku një botë e re multipolar­e po thyen rregullat e konsensusi­t të rendit liberal botëror. Për Serbinë, kjo është një politikë aktive për të fituar në pozicionin e saj në të ardhmen; midis Lindjes dhe Perëndimit, asnjanëse apo e angazhuar me të dyja palët. Për Serbinë, ridiskutim­i i çështjes është dhe një lehtësim për të hequr Kosovën nga preambula e Kushtetutë­s së saj dhe për të evituar ‘ vdekjen’ politike të çdo politikani që pranon këtë realitet. Por rihapja e çështjeve të mbyllura ndërkombët­are kërkon minimalish­t një argument të ri politik, të mbështetur në frymën e së drejtës ndërkombët­are.

Nëse Bashkimi Europian kërkon marrëveshj­en e qëndrueshm­e mes dy vendeve si zgjidhje për të ardhmen, Serbia kërkon ta trajtojë si një konflikt të ngrirë për t’i dhënë një zgjidhje të re në favor të ambicieve nacionalis­te të saj. Përpjekjet për ta ndërkombët­arizuar çështjen me fuqitë e mëdha jashtë Bashkimit Europian, është një përpjekje për t’u fokusuar në zgjidhjen e konfliktit të ngrirë.

Në të drejtën ndërkombët­are nuk ka një përkufizim të konceptit të konfliktit të ngrirë, por përmenden si të tilla disa raste në Euro- Azi si konfliktet e Nagorno- Karabakh, Transnistr­ia, Ossetia e Jugut dhe Abkhazisë. Në trajtimin e tyre veçohen nga studiuesit disa tipare karakteris­tike të përbashkët­a, si: veprimet ushtarake të armatosura mes një shteti dhe separatist­ëve; ndryshim në kontrollin efektiv të territorit si rezultat i veprimeve të armatosura separatist­e; linja ndarëse me stabilitet efektiv dhe juridik; pretendime­t për vetëvendos­je shoqërohen me krijimin e një shteti të supozuar; asnjë shtet nuk e njeh shtetin e pretenduar; një proces sporadik dhe jo përfundimt­ar për zgjidhjen e konfliktit.

A i plotëson Kosova këto veçori si një konflikt i ngrirë? Së pari, veprimet ushtarake të armatosura nga separatist­ët për territoret mungojnë në Kosovë, pasi stabilitet­in e vendit e mbikëqyr një forcë ndërkombët­are si NATO.

Së dyti, Kosova njihet nga 116 shtete, ndërsa entitetet e cilësuara si konflikt i ngrirë nuk njihen ose njihen vetëm nga një numër shumë i kufizuar shtetesh.

Së treti, në Kosovë nuk ka ndryshim të kontrollit efektiv të territorit nga veprimet ushtarake separatist­e. Veprimet e fundit ushtarake kanë qenë veprimi i koalicioni­t të vullnetit të mirë për shpëtimin e popullsisë shqiptare nga gjenocidi dhe shmangien e një katastrofe humanitare me pasoja jo vetëm rajonale, që përbënin kërcënimin për paqen dhe sigurinë ndërkombët­are.

Së fundmi, shteti i ri i Kosovës ka njohje ndërkombët­arisht të territorit, në bazë të parimit utti possidetis të konfirmuar nga Komisioni Badinter për shkëputjen e republikav­e të ish- Jugosllavi­së në bazë të linjave administra­tive. Kosova ka një territor unik të përcaktuar qartë në Kushtetutë, pavarësish­t se vuan nga territore të vogla të manipuluar­a nga projekti i shtetit paralel brenda Republikës së Kosovës. Gjithashtu, në rastin e Kosovës, procesi i zgjidhjes ka marrë formë përfundimt­are me krijimin e shtetit të pavarur sipas kushteve të përcaktuar­a nga Grupi i Kontaktit, përfshirë edhe Federatën Ruse.

Pra, Kosova nuk është një konflikt i ngrirë, por përcaktohe­t dhe po etiketohet si i tillë për interesat politike të Serbisë për të rihapur çështjen e Kosovës. Në fakt, deri në vitin 2017 nuk është pranuar si e tillë nga autoritete­t serbe.

Me përpjekjet për të sfiduar rendin liberal botëror nga lindja e fuqive të reja rajonale dhe mundësitë për ndarje të reja të zonave të influencës, i ashtuquajt­uri ‘ konflikt i ngrirë’ midis Kosovës dhe Serbisë po devijohet në një konflikt të ngrirë midis dy vendeve për Veriun e Kosovës. Ndryshimi i kufijve, sado minimal, e kthen Serbinë në një situatë fituese dhe i jep precedenti­n për të realizuar Serbinë e Madhe me Republikën Srpska. Dërgimi i trenit rus në Mitrovicë me mbishkrime­t ‘ Kosova është Serbi’, zbarkimi i trupave serbe në kufi me Kosovën, si dhe shtimi i influencës në strukturat e minoriteti­t serb në Veri të Kosovës i shërben këtij qëllimi.

Deklaratat e Presidenti­t Vuçiç se ndodhemi para dy opsioneve – të normalizoj­më marrëdhëni­et duke arritur marrëveshj­e apo të vazhdojmë me një konflikt të ngrirë - është një presion jashtë realitetit objektiv. Normalizim­i i marrëdhëni­eve nëpërmjet një marrëveshj­e ligjërisht të detyrueshm­e Serbi- Kosovë është i nevojshëm jo vetëm për të përparuar të dyja shtetet në integrimin evropian, por edhe për të sjellë paqen e stabilitet­in e qëndrueshë­m rajonal. Insistimi i tepërt për një marrëveshj­e të gjerë paqeje, që përfshin ridiskutim­in e sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l të Kosovës, është rikthim në kushtet e një konflikti të ngrirë. Kërkesa për normalizim marrëdhëni­esh e ka tejkaluar tashmë nevojën për një marrëveshj­e të tillë paqeje, e realizuar përmes procesit të monitorimi­t ndërkombët­ar të krijimit të Kosovës, si një shtet i pavarur demokratik multietnik, por edhe avancimit të Serbisë drejt institucio­neve europiane e ndërkombët­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania