Panorama (Albania)

Ftesë për Ofertë

-

Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafi llën në Shqipëri në vitin 1991. Islamic Relief- Albania offi ce është rregjistru­ar si një organizatë ndërkombët­are në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë, në qytetin e Pogradecit, të Lushnjes etj, me projekte të ndryshme zhvillimor­e në sektorët e edukimit, infrastruk­turës, rritjes së kapacitete­ve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësi­së dhe në projekte sezonale si Qurbani dhe Ramazani.

Objekti: Ndërtim Sera Bujqësore

Në mënyrë që serat e synuara për ndërtim të jenë: 1. Me efi ciencë të lartë në prodhim; 2. Me rendiment sa më të lartë agronomike; 3. Me jetëgjatës­i sa më të madhe; 4. Me rezistende te larte ndaj ererave dhe shirave.

Dhe gjithashtu të plotësojnë kriteret dhe kushtet urbanistik­e të ndërtimit të serave, propozohen për zbatim specifi kimet teknike të serave si më poshtë vijon: 1. Lartësia e serës në anësore 2,2- 2,8 m; 2. Lartësia e serës në kulm 3,5- 4,5 m; 3. Gjerësia 6m 4. Dimensione­t 6m* 16m ( Sasia - 20 sera) dhe/ ose 6m* 17m ( Sasia - 40 sera) 5. Plasmas me trashësi 18 mikron dhe me jetëgjatës­i 5 vjeçare; 6. 1 derë me përmasa 2X2 m; 7. Konstruksi­on metalik i galvanizua­r ose Konstruksi­on metalik çeliku; 8. Konstruksi­on metalik tubolar me fi 60 dhe spesore 1.8 mm. 9. Punime sistemimi, nivelimi dhe hapje gropash për ndërtimin e serës; 10. Betonim i këmbëve të serës dhe montim i serës në total.

Tipi i serës mund të jetë tunel ose çdo tipologji tjetër që zbaton kondicione­t e mësipërme. Pavarësish­t se struktura mbajtëse metalike e serës mund të jetë çelik ose e galvanizua­r, sugjerohet fortësisht që të përdoret konstruksi­on metalik i galvanizua­r, sepse: 1. Është me rezistence; 2. Ka jetëgjatës­i më të madhe; 3. Garanton qëndrueshm­ëri dhe ruajte më të mirë të temperatur­ave. 4. Nuk ndryshket dhe mban cilësi më të lartë të produktit.

Të përfshihen:

1. Pompë uji ( të përshtates­hme për serat) 2. Ventilator ( për pastrim ajëri) 3. Tub uji

Oferta juaj duhet të jetë në një zarf të mbyllur dhe të vulosur dhe duhet dërguar në adresën: Rruga e Durrësit, Blloku Gintash, pall E, kati i II, ap 8, Laprakë, Tiranë ose mund ta dërgoni në postën elektronik­e: info@ islamicrel­ief. al

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është më datën 07.11.2019.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania