Panorama (Albania)

Haradinaj: Rama pjesë e planit për ndarjen e Kosovës, përballem në gjyq kur të dalë në opozitë

PERPLASJA MES KRYEMINIST­RAVE, PAS AKUZAVE PER MILIARDAT E TREPÇES

-

Kryeminist­ri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha dje se Edi Rama ishte pjesë e planit për ndarjen e Kosovës.

I ftuar në studion e ' Pressing' në T7 të Kosovës, Haradinaj tha se ndarja e Kosovës do të kishte dëme të pariparues­hme për Kosovën. "Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes së vendit tim, Kosovës. Kam qenë dhe jam kundër projeksion­eve që janë zhvilluar, në të cilat edhe Kryeminist­ri Rama ka marrë pjesë, ka marrë pjesë Presidenti Thaçi e të tjerë, një ekip i madh njerëzish të angazhuar që janë edhe në media etj.", tha Haradinaj. Ai u shpreh i gatshëm për t'u përballur me Kryeminist­rin e Shqipërisë në gjyq. "Ajo ndarje do të kishte dëme të pariparues­hme në shtetësinë tonë, pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit, do të ishte e pamundur që ta kthesh më. Dëmi me mbi 10 miliardë euro do të ishte për rezervat dhe mineralet e Kosocvës që i kemi në Veri. Nuk e di nëse do të jetë Kryeminist­ri shqiptar në detyrë, sepse ka plot punë që të merret me to, ndërsa nëse do të jetë në opozitë, nëse ai e humb pushtetin, ne të dy le të vazhdojmë me gjyqe bashkë", tha Haradinaj. I pyetur kush do të përfitonte 10 miliardë eurot nga kjo ndarje, Haradinaj tha se Trepça ka një interes shumë të madh ekonomik. "Trepça është një interes i madh ekonomik dhe nëse do të kalonte në anën e Serbisë, përfitues do të ishin ata. Nëse dikush do të ndihmonte Serbinë që t'i jepte Trepçën, nuk e di nëse ka pasur ndonjë shpërblim prapa, sepse nuk e besoj se do t'ua jepnin falas fare. Këta që mbronin projeksion­in me nxjerrë Trepçën në veri, padyshim që do të kishin ndonjë përfitim. Nuk po hyj në detaje se sa thellë ka hyrë zoti Rama, por projektues dhe përkrahës i idesë së shkëmbimit të territorev­e, pra për ndarjen e Kosovës, nuk besoj se kanë qenë të pavetëdijs­hëm për pasojat politike dhe ekonomike që ndarja do sillte. Ideja e gjyqit është e drejtë e çdo qytetari", tha Haradinaj. Pak ditë më parë, Edi Rama tha se do të ngrejë padi për Haradinajn për shpifje. "Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardët që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiç. Që t'i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë, atyre bravo u qoftë që marrin akoma vota. Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma Kryeminist­ër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht, i cili gënjeu publikisht pas Samitit të Berlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën. I kam thënë vetëm që ' kjo që të propozon Macron të vjen vetëm një herë'. Macron në syrin tim, Kancelares dhe Presidenti­t të Serbisë i tha: ' Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat'. Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka, bëri një kokëfortës­i dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion", u shpreh Rama në emisionin "Opinion".

Ramush Haradinaj: Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes së vendit tim, Kosovës. Kam qenë dhe jam kundër projeksion­eve që janë zhvilluar, në të cilat edhe Kryeminist­ri Rama ka marrë pjesë, ka marrë pjesë Presidenti Thaçi e të tjerë, një ekip i madh njerëzish të angazhuar, që janë edhe në media etj.

Edi Rama: Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardët që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiç. Që t'i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë. Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma Kryeminist­ër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht, i cili gënjeu publikisht pas Samitit të Berlinit.

 ??  ??
 ??  ?? Në Samitin e Berlinit, në prill të këtij viti
Në Samitin e Berlinit, në prill të këtij viti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania