Panorama (Albania)

Propozimi francez, pas vetos ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

- GENC BURIMI

Mëshumë se dhjetë ditë pas vetos franceze kundër hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vala e “shock”- ut që shkaktoi një vendim i tillë i Presidenti­t Makron, duket sikur ende s’ka përfunduar. Një gjë është e qartë: Franca po shfaqet...

totalisht e izoluar në skenën europiane në këtë dosje dhe termi “gabim historik” është dëgjuar në gojët e shumë zyrtarëve të lartë europianë apo liderëve në Europë, nga vendet baltike deri në Itali, duke kaluar nga Gjermania dhe vendet e Europës Qendrore.

Në këtë shkrim, do ftoj lexuesin shqiptar, që është edhe më i prekuri, t’i konsideroj­ë gjërat me distancën e nevojshme, larg emocioneve legjitime të shkaktuara nga “jo”- ja franceze.

NUK ISHTE FRANCA E VETMJA QË E BLLOKOI SHQIPËRINË

“Jo”- ja ndaj Shqipërisë nuk ishte vetëm një “jo” franceze. Franca shokoi më pak për “jo”- në ndaj Shqipërisë sesa ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kundër Shqipërisë veton e kishin hedhur dhe Spanja, Holanda dhe Danimarka.

Franca nuk pati asgjë të veçantë në këtë dosje shqiptare.

Parisi u dallua si i vetmi kryeqytet që i tha “jo” Maqedonisë së Veriut.

Kjo e vërtetë mbase nuk ka shumë rëndësi tani, por ajo duhet thënë.

Dhe kur europianët e tjerë e fajësuan Francën se po i hapte me veton e saj rrugën influencës ruse apo kineze, serish është Maqedonia e Veriut, sllave dhe me gjeopoliti­kë të luhatshme, që nënkuptohe­t dhe rrezikohet, pasi Shqipëria, ashtu si Kosova, njihen tashmë si zona influence të padiskutue­shme të amerikanëv­e, ku rusët dhe kinezët nuk kanë as më të voglin shans në gjendjen e fobisë së “pashëruesh­me”, që ekziston te populli shqiptar dhe klasa politike shqiptare ndaj Moskës dhe Pekinit.

THELBI I PROPOZIMIT FRANCEZ PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Së dyti, duhet pranuar një e vërtetë tjetër në lidhje me Francën dhe kjo është vërtet e rëndësishm­e. Franca nuk do ta lërë pa e kompensuar veton ndaj këtyre dy vendeve me një iniciative pozitive, tek e cila Makron beson sinqerisht.

Diplomatët francezë shtrojnë një problem logjik. Kush është i aftë të kuptojë sot sesi është gatuar procesi i negociatav­e? Dihet se janë nja 35 kapituj që duhen negociuar, por ky proces që ka zënë pluhur është bërë shumë opak, i paqartë, i palexueshë­m. Ç’do të thotë të hapësh negociatat, kur ato s’mund të përfundojn­ë kurrë? A s’qe ky rasti me Turqinë? Atëherë, pyet diplomacia franceze, përse të mos e themi copë, që procesi i negociatav­e mund të mos çojë detyrimish­t në anëtarësim. Imagjinoni që një ditë, në Shqipëri, mund të ketë një Erdogan apo Putin në fuqi? Afërmendsh, që vendi, edhe po të ketë përparuar në negociata, s’mund të integrohet. Franca kërkon, pra, që kjo klauzolë të figurojë.

Ashtu siç Franca kërkon që edhe Traktati i famshëm i Romës, i cili themeloi BEnë dhe nuk parashikoi qartë dëbimin e një vendi që heq dorë nga parimet e demokracis­ë, pra, edhe dokumentet themelore të BE- së të rishikohen nën këtë këndvështr­im.

Por, le të rivijmë te Shqipëria, Maqedonia e Veriut, të cilave Franca ua bllokoi hapjen e negociatav­e, por dhe te Serbia dhe Mali i Zi, të cilat i kanë hapur tashmë negociatat.

Franca thotë, po ashtu, se nuk është logjike që këto negociata të zgjasin me vite. Procesi duhet të modernizoh­et, të bëhet më i shpejtë, në të mirë të këtyre popujve dhe në fund t’u thuhet po ose jo.

Madje, më mirë akoma, sipas Francës, mund të jemi dhe më mikpritës si europianë ndaj këtyre vendeve.

Aktualisht, gjatë procesit të negociatav­e, që zgjat një ose dy dekada, vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm presin dhe presin.

Por, propozon Franca, kjo gjë mund të reformohet dhe vendet që janë në negociata “të hyjnë” para kohe në BE, të marrin pjesë në tryezat e ndryshme të BE- së, në Komisionin e BE- së, në buxhetin e BE- së, por ama të mos kenë të drejtë vetoje, gjë që është normale për aq kohë sa nuk janë bërë anëtare. Ky është një propozim vizionar dhe revolucion­ar, që askush nga vendet europiane, të cilat duket sikur hedhin lot sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk do kishte pasur guximin ta bënte.

Sigurisht, të gjitha këto lëvizje po bëhen në nivele diplomatik­e dhe ende politikish­t nuk ka një propozim publik të formalizua­r nga ana e Parisit sepse për momentin po i merret mendimi i partnerëve europianë. Ideja është që po u gjet konsensusi në bazë të këtij propozimi francez, pra, për një kohë negociatas­h më të shkurtër për vendet e Ballkanit Perëndimor, për “integrim” në BE të këtyre vendeve që gjatë fazës së negociatav­e, por pa të drejtë vote në vendimmarr­jen europiane, dhe për një proces negociatas­h, që mund të përfundojë me po ose me jo, pra, nëse arrihet konsensus mbi këto pika në javët e muajt e ardhshëm, mund të shohim fare mirë që në samitin BE- Ballkan Perëndimor, i cili do të mbahet në Zagreb në pranverën e ardhshme, Franca dhe të gjitha vendet e tjera të BE- së të pranojnë me unanimitet hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për 2020.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania