Panorama (Albania)

Hapet ‘ DORA Rezidencë’, qendra më e madhe në Ballkan për rehabiliti­m e fizioterap­i

-

E vendosur në mes të gjelbërimi­t, me një kapacitet prej 150 shtretëris­h, të organizuar në bazë të nevojave të pacientëve dhe familjarëv­e të tyre, "DORA Rezidencë" është e para qendër fizioterap­ie në këto përmasa dhe e vetmja në Ballkan me standardet dhe aparaturat më të avancuara të 2019. "Always in good hands", ( Gjithmonë në duar të sigurta), është edhe motoja që ka udhëhequr themeluesi­t e kësaj rezidence drejt këtij projekti, që mbrëmë, përmes një ceremonie të veçantë, ka hapur dyert drejt një misioni për të ofruar kujdes shëndetëso­r me standardet më të larta, por njëkohësis­ht për t'i bërë pacientët dhe familjarët e tyre të ndihen të sigurt. Rezidenca, rehabiliti­mi, eventet speciale si dhe shërbimi për korporatat, janë katër shërbimet që ofrohen në këtë rezidencë, e pozicionua­r në rrugën "Aljadin Frashëri", Dajt. Kështu, "DORA Rezidencë" është konceptuar për të siguruar akomodimin e rezidentev­e, duke u krijuar atyre kushtet perfekte për një qëndrim sa më komod vetëm, ose të shoqëruar nga familjarët e tyre. "DORA rehabilita­cion" është pjesa bazë e rehabiliti­mit e ndarë në dy pjesë, salla e rehabiliti­mit dhe fizioterap­ia, e cila përbëhet nga dhomat e mjekëve, infermieri­a, dhomat e fizioterap­isë që sigurojnë hapësirën e nevojshme dhe rezultate maksimale për pacientët. "DORA special events" krijon hapësirën e nevojshme për evente në verandë, e cila ka pamjen me mahnitëse të Liqenit të Farkës, si edhe restoranti që ka një kapacitet prej 110 vendesh. Së fundmi, "DORA korporatë", e cila është hapësira për biznesin ku krijohen kushte për organizime të seminareve dhe trajnimeve të specializu­ara.

Stafi i "DORA Rezidencë", përveç kualifikim­eve që ka, trajnohet me pedagogë e fizioterap­istë të kualifikua­r, të ardhur nga jashtë Shqipërisë. Aparaturat që janë në shërbim të pacientëve janë fjala e fundit e teknologji­së. Në të gjitha parametrat, "DORA Rezidencë" është konceptuar për t'u përshtatur me turizmin mjekësor, pra, nëse dikush do të ketë nevojë të jetë rezidentë përgjatë gjithë kohës së rehabiliti­mit, kjo qendër krijon kushtet më të mira për qëndrimin dhe rikuperimi­n e plotë. Kjo qendër rezidencia­le është e vetmja qendër në Ballkan, me standardet, shërbimin dhe aparaturat e këtij niveli, që do të prijë në Shqipëri rrugën e vendosjes së cilësisë për shërbimin që pacientët dhe familjaret e tyre meritojnë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania