Panorama (Albania)

Spiropali: Jemi votuar për 4 vjet, Reforma gati në dhjetor

Bardhi: Reforma sipas kushteve të Bundestagu­t, s’është si trau i doganës

- Elisa Spiropali Gezment Bardhi

Ministrja për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, reagoi dje ndaj deklaratës së kryedemokr­atit Lulzim Basha, i cili tha se vetëm zgjedhjet e parakohshm­e e zgjidhin krizën politike. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Spiropali përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshm­e, ndërkohë shtoi se brenda dhjetorit përmbyllin Reformën Zgjedhore sipas rekomandim­eve të OSBE- së. “Ne po përgatitem­i për dy sezone të reja betejash në çdo drejtim dhe për një Shqipëri më të mirë në çdo fushë të jetës. Nga ana tjetër, sa më shumë Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare refuzojnë dialogun për Reformën Zgjedhore, aq më pak nuk kemi kohë për të humbur me ta. Brenda dhjetorit do të votojmë Reformën Zgjedhore, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR dhe do të vazhdojmë më tej me pikat kyçe të procesit të integrimit europian, duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagu­t, si edhe të gjitha pikat e tjera të programit tonë për Shqipërinë që duam. Qeveria dhe shumica jonë e votuar për të qeverisur 4 vjet, kanë shumë detyra e punë për të realizuar deri në përfundim të mandatit, në respekt të kontratës me shqiptarët. Ata që e grisën kontratën me zgjedhësit e tyre, nuk kanë asnjë të drejtë, po as edhe një shans gjithashtu, të grisin kontratën tonë”, shkroi zëdhënësja e qeverisë. Ndaj Spiropalit reagoi numri dy i PD- së, Gazment Bardhi, i cili tha se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Bundestagu­t dhe Bashkimit Europian nuk mund të kalojë dot pa pjesëmarrj­en e opozitës. Bardhi nuk ka kursyer as ironinë me Spiropalin. “Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë, nuk ngjan me traun e doganës, që e ul dhe e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë Zgjedhore nuk kalon dot kontraband­ë për t’u hedhur hi syve shqiptarëv­e dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama ka frikë nga Reforma zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë dhe Bashkimit Europian. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsion­i. Shqipëria, si Europa, është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion”, shkroi Bardhi në një reagim në “Twitter”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania