Panorama (Albania)

Përfaqësue­si i Rusisë në BE: Bashkohuni me ne, do përfitoni

Unioni Euroaziati­k sfidon BE- në, Serbia pranon, Maqedonia jo

- ARDIT HOXHA

Moshapja e negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 18 tetor ka sjellë ofertën e parë për dy vendet ballkanike.

Rusia shikohet si fuqia botërore më e interesuar që të rrisë ndikimin e saj në këto dy vende dhe hapi konkret është prezantuar nga përfaqësue­si i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov. Ky i fundit, gjatë punimeve të Unionit Ekonomik Euroziatik në Verona, paraqiti ftesën për të dyja vendet që t'i bashkohen këtij Unioni. Në fjalën e tij të shkurtër, Chizhov ishte shumë i qartë, duke nënvizuar faktin te përfitimet e mëdha që do të merrnin këto vende, që sipas tij, janë shumë herë më të mëdha nga ato që do të mund të marrin nga anëtarësim­i në Bashkimin Europian. "Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në Unionin Ekonomik Euroaziati­k sesa në BE. Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë ' vënë në akull' nga Brukseli, mund të marrin më shumë përfitime në Unionin Ekonomik Euroaziati­k", theksoi diplomati rus. Unioni i Euro- Azisë është një organizatë e krijuar në vitin 2014 nga Rusia dhe në të marrin pjesë disa vende të Azisë Perëndimor­e, por edhe të Europës. Bjellorusi­a, Kazakistan­i, Armenia, Kirgistani dhe Rusia ishin vendet e para që firmosën marrëveshj­en për aderim në këtë organizatë që në vitin 2014. Por këtë vit, Unionit Euroaziati­k iu bashkua edhe Serbia. Kryeminist­rja serbe, Ana Bërnabiç e firmosi marrëveshj­en për aderim në këtë organizatë të premten e shkuar edhe pse ka filluar procesin e negociatav­e me Bashkimin Europian prej disa vitesh. Në momentin e firmosjes së kësaj marrëveshj­e, karshi Beogradit pati disa thirrje për t'u tërhequr nga kjo nismë. Sa i përket Bashkimit Ekonomik Euroaziati­k, pika më e fortë e tij lidhet kryesisht me pozicionin gjeografik që qëndron midis Bashkimit Europian dhe Kinës. Ky Union ka marrëveshj­e të Tregtisë së Lirë me Kinën, Iranin, Singaporin dhe

Vietnamin. Por edhe potenca e Rusisë si ideatorja e këtij forumi është një garanci më tepër. Aktualisht Moska është e përfshirë në disa projekte të rëndësishm­e në Ballkan, ku ndër më të rëndësishm­it cilësohet angazhimi i saj për të financuar dhe ndihmuar në ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë midis Serbisë dhe Portit të Tivarit në Malit të Zi. Sakaq, pas kësaj ftese zyrtare nga përfaqësue­si i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov nga Tirana zyrtare ende nuk ka asnjë reagim. Më herët, Kryeminist­ri Rama ka folur për një rrezik të rritjes së ndikimit rus në gjithë rajonin e Ballkanit. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë. Ishte Kryeminist­ri, Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se deri tani nuk i ka ardhur një ftesë e tillë, por shtoi se uron që të mos vijë. "Është e vështirë të arrihet në një thirrje të tillë. Sepse nuk më shkon as ndërmend një punë e këtillë. Jo, nuk kemi ftesë të tillë dhe shpresoj se as që do të mbërrijë", deklaroi Zoran Zaev.

 ??  ?? KESHILLI EUROPIAN
KESHILLI EUROPIAN
 ??  ?? Përfaqësue­si i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov
Përfaqësue­si i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov
 ??  ?? Liderët e vendeve anëtare të Unionit Euroaziati­k
Liderët e vendeve anëtare të Unionit Euroaziati­k

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania