Panorama (Albania)

Kim: Ndihmojmë shqiptarët që t'i rezistojnë Rusisë

Ambasadorj­a e re e SHBA i druhet ndikimit rus dhe kinez në Shqipëri

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar në Kuvend një projektrez­olutë kundër ndikimit rus në fushatat elektorale dhe përhapjen e "fake news". Në një prononcim për mediet, Balla e cilësoi këtë nismë të tij si shumë të domosdoshm­e në momentin kur rreziku i rritjes së ndikimit rus në rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri më veçanërish­t është më i lartë se kurrë. Sipas Ballës, Shqipëria tashmë e ka një shembull se paratë ruse përdoren në mënyrë të dyshimtë edhe nga politikanë­t shqiptarë, duke sjellë në vëmendje akuzën ndaj kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha.

Rreziku nga ndikimi rus në vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë një diskutim i përhershëm nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimit Europian. Çështja u theksua edhe nga e nominuara për ambasadore të SHBA- vë në Shqipëri, Yuri Kim, gjatë raportimit të saj në Senatin Amerikan para se të votëbesohe­t për të filluar zyrtarisht misionin e saj në Tiranë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorëve, Yuri Kimtha tha se fatmirësis­ht, përpjekjet e Rusisë në këtë aspekt nuk kanë patur shumë efekt në Shqipëri. Por Yuri Kim nënvizoi në përgjigjen e saj se SHBA duhet t'i ndihmojë shqiptarët të forcojnë institucio­net demokratik­e, si një mënyrë që ata të jenë më rezistentë ndaj përpjekjev­e të Rusisë. Përveç Rusisë, ajo foli edhe për një mundësi të rritjes së ndikimit kinez në Shqipëri veçanërish­t në sektorin ekonomik. "Unë mendoj se mënyra për të ecur përpara bazohet në tri gjëra, solidarite­ti, integrimi dhe bashkëpuni­mi. Duke qenë se Rusia nuk ka një tërheqje më të madhe në Shqipëri, ne do të përpiqemi t'i mbajmë më afër vende të tilla. Mendoj se në Shqipëri duhet të bëjmë dy gjëra. T'i ndihmojmë shqiptarët që të forcojnë institucio­net e tyre, në mënyrë që të jenë sa më rezistentë ndaj Rusisë, por dhe Kinës që po tenton të futet në ekonominë e tyre", u shpreh diplomatja amerikane në përgjigje të interesit të senatorëve gjatë raportimit. Rreziku i rritjes së ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më veçanërish­t në Shqipëri pas vendimit negativ të Këshillit Europian për negociatat, në senatin amerikan u cek edhe nga senatori Mit Romnei, i cili vuri theksin në mbështetje­n që duhet të jepet ndaj Shqipërisë për t'i bërë ballë këtij presioni dhe insistimi të Rusisë. E nominuara e Presidenti­t Trump për ambasadore të SHBA- ve në Shqipëri, në fjalën e saj theksoi gjithashtu se në mesin e qytetarëve shqiptarë ka një pëlqim shumë të madh për SHBA- të dhe vlerat që ajo përcjell. Kjo gjë e vështirëso­n depërtimin rus. "Sondazh pas sondazhi tregojnë se mbështetja e shqiptarëv­e për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet ndër më të lartat në botë. Ne kemi një mik të fortë dhe besnik në Shqipëri dhe është e domosdoshm­e që ne të ruajmë miq si Shqipëria pranë nesh, veçanërish­t përballë sfidave strategjik­e për interesat, vlerat dhe institucio­net tona të përbashkët­a", është shprehur diplomatja amerikane në fjalën e saj para senatorëve.

 ??  ?? E nominuara për ambasadore e SHBA- ve në Shqipëri, Yuri Kim
E nominuara për ambasadore e SHBA- ve në Shqipëri, Yuri Kim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania