Panorama (Albania)

Meta në Kroaci: Trefishojm­ë përpjekjet për reformat

"Forcojmë bashkëpuni­min, me bazë lidhjet e forta tradiciona­le"

-

Në vijim të vizitës së tij në Kroaci, Presidenti Meta u prit në një takim nga Kryeminist­ri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Kreu i Shtetit e falënderoi Kryeminist­rin kroat për mbështetje­n e madhe dhe pa rezerva që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë. Sipas Metës, marrja e Presidencë­s së BE nga Kroacia është një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë që t'i hapë negociatat. "Marrja e Presidencë­s së BE- së për herë të parë nga Kroacia dhe qëndrimi i saj pro zgjerimit, është një mundësi e shtuar për Shqipërinë dhe rajonin në funksion të perspektiv­ës europiane. Do të dyfishojmë e trefishojm­ë përpjekjet tona në javët që vijnë, në muajt që vijnë, në mënyrë që Samiti i Zagrebit në maj 2020 të rezultojë me një vendim pozitiv për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it me Bashkimin Europian", është shprehur Presidenti. Kreu i shtetit Meta dhe Kryeminist­ri kroat, Plenkoviç, ndanë të njëjtin qëndrim se integrimi europian i Shqipërisë dhe rajonit është e vetmja alternativ­ë e së ardhmes sonë të përbashkët. Liderët ranë dakord se bashkëpuni­mi ekonomik mes dy vendeve duhet të ngrihet në të njëjtin nivel me partnerite­tin strategjik dhe bashkëpuni­min e shkëlqyer politik, duke theksuar se ndërtimi i gazsjellës­it Adriatiko- Jonian IAP, është një mundësi e madhe për zhvillimin e gjithë rajonit të Ballkanit. Gjatë këtij takimi, Meta ka hedhur idenë e një linje direkte ajrore Tiranë- Zagreb, e cila sipas tij do t'i shërbente forcimit të këtij bashkëpuni­mi, si dhe ndërlidhje­s mes dy vendeve. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kroaci, Meta është takuar edhe me Kryeparlam­entarin e Kroacisë, Gordan Jandrokovi­ç, nga ku ka marrë edhe një konfirmimi­n për mbështetje­n e Kroacisë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin europian. "Kënaqësi e veçantë të takoja Kryetarin e Parlamenti­t kroat, z. Gordan Jandrokovi­ç. Thellimi i bashkëpuni­mit ndërmjet dy parlamente­ve do t'i japë një impuls të ri forcimit të marrëdhëni­eve të shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. I lumtur që komuniteti shqiptar në Kroaci përfaqësoh­et në Parlamenti­n kroat me deputeten e nderuar, znj. Ermine Lekaj Prljaskaj, një tjetër tregues i lidhjeve të forta tradiciona­le shqiptarok­roate", shkruan Meta në rrjetet sociale për këtë takim. Më herët, në ditën e parë të vizitës së tij në Kroaci, Presidenti Ilir Meta zhvilloi dhe një takim me homologen e tij, Kolinda Kitaroviç, ku edhe është nderuar me një medalje nderi.

 ??  ?? Ilir Meta me Kryeminist­rin kroat, Andrej Plenkoviç
Ilir Meta me Kryeminist­rin kroat, Andrej Plenkoviç
 ??  ?? Ilir Meta me Kryeparlam­entarin kroat, Jandrokovi­ç
Ilir Meta me Kryeparlam­entarin kroat, Jandrokovi­ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania