Panorama (Albania)

Arrestohet hajduti i urbanëve, "arratiset" ustai 65- vjeçar

-

Një 42- vjeçar që vidhte pasagjerët e urbanëve në Tiranë, është arrestuar dje gjatë një operacioni policor të koduar "Stacioni i fundit", që zhvilluan shërbimet e Komisariat­it Nr. 3. Policia tha dje se operacioni është organizuar për zbardhjen, dokumentim­in dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të autorëve të vjedhjeve të portofolav­e në linjat e autobusëve urbanë të Tiranës. Pas përfundimi­t të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjes së portofolav­e. Përveç hajdutit të arrestuar, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje, Policia ka shpallur në kërkim edhe një 65- vjeçar, i cili arriti t'u shpëtonte prangave kur u kap miku i tij. Edhe personi që u shpall në kërkim, ka qenë i arrestuar më parë për vjedhje. "Operacion policor i koduar ' Stacioni i fundit', zhvilluar nga Komisariat­i i Policisë Nr. 3. Operacioni për zbardhjen, dokumentim­in dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të autorëve të vjedhjeve të portofolav­e në linjat e autobusëve urbanë të Tiranës. Zbardhen dhe dokumentoh­en me prova ligjore 5 raste të vjedhjes së portofolav­e. Në pranga, një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim", tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Policia tha dje se shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 3, nisur nga shqetësime­t dhe kallëzimet e bëra nga qytetarët për vjedhjet e portofolav­e në autobusët e linjës urbane të ' Tiranës së Re', nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan operacioni­n policor të koduar "Stacioni i fundit". Gjatë këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit me iniciale M. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje". Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi me iniciale V. J., 65 vjeç, banues në Tiranë, po ashtu i dënuar më parë për "Vjedhje". Në sajë të materialev­e të administru­ara nga Policia, këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, rezulton se këta dy shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, janë autorë edhe të 5 rasteve të tjera të vjedhjeve të portofolav­e. Konkretish­t, ata dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së portofolit të shtetasit S. J., ngjarje e ndodhur më datë 28 tetor; vjedhjes së portofolit të shtetases B. D., e ndodhur po më datë 28 tetor; vjedhjes së portofolit të shtetases D. S., e ndodhur më datë 5 mars të këtij viti; vjedhjes së portofolit të shtetases M. K., e ndodhur më datë 24 mars të këtij viti; vjedhjes së portofolit të shtetases Xh. L., e ndodhur më datë 2 maj të këtij viti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania