Panorama (Albania)

Kanabisi vjen deri në Dajt, arrestohen dy kushërinj

Në bashkëpuni­m me të tjerë, kultivuan drogë në Shëngjergj

-

Fshatrat e Malit të Dajtit në Tiranë duket se kanë nisur sërish të bëhen problemati­kë sa i përket kultivimit të kanabisit.

Pavarësish­t masave të marra nga Policia, planit kombëtar antikanabi­s, banorët e disa fshatrave të thella atje, kryesisht ato të Shëngjergj­it, nuk heqin dorë aq lehtë nga droga. Një rast i kultivimit të drogës, jo i pari brenda këtij viti, u zbulua nga forcat e Policisë dy ditë më parë. Policia tha se u gjetën dhe u asgjësuan rrënjë kanabisi, në vendin e quajtur "Stani i Varrosit" në fshatin Vakumonë, të Shëngjergj­i. Megjithatë, siç është bërë e udhës kohët e fundit, Policia nuk e thotë me saktësi se sa rrënjë kanabis ishin mbjellë aty, duke u mjaftuar me fjalën "disa". Për kultivimin e drogës, si autorë të dyshuar, u arrestuan dy kushërinj, banorë të fshatit Vakumonë, Lutfi A., 37 vjeç, dhe Lorenc A., 24 vjeç. Më herët, ishte arrestuar edhe një tjetër person nga po e njëjta zonë, shtetasi me inicialet A. M., i cili aktualisht ndodhet pas hekurave. Policia thotë se janë identifiku­ar si bashkëpunë­torë edhe disa shtetas të tjerë, por që për arsye hetimi nuk ua bën të ditur emrat. E sipas këtyre të dhënave, nisur nga një grup relativish­t i madh personash të përfshirë në këtë aktivitet, me gjasë nuk janë zbuluar 10 rrënjë kanabis. Askush nuk do investohej dhe nuk do të rrezikonte për kaq pak.

OPERACIONI Policia e Tiranës tha dje se ishte goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas në kuadër të operacioni­t të koduar "Vjeshta". Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 4, në kuadër të këtij operacioni, ndaluan shtetasit Lutfi A., 37 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/ Tiranë dhe Lorenc A., 24 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/ Tiranë. Policia tha zyrtarisht se këta dy shtetas, në bashkëpuni­m me shtetasin A. M. ( të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpuni­m dhe me persona të tjerë, që për arsye hetimi nuk bëhen me dije të dhëna të tjera, në vendin e quajtur "Stani i Varrosit" në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis. "Po punohet intensivis­ht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedural­e i kaluan për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ' Kultivim i bimëve narkotike kryere në bashkëpuni­m'", tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania