Panorama (Albania)

NË GUSHT U ZBULUA NJË TJETËR RAST NË FSHATIN FAG TË DAJTIT

-

Më 19 gusht të këtij viti, Policia arrestoi një 55- vjeçar, ndërsa në kërkim u shpall djali i tij, pasi akuzoheshi­n për kultivim të lëndëve narkotike kanabis. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i tyre u bë në sajë të operacioni­t "Fag", ku veç bimëve narkotike u sekuestrua­n edhe armë. Policia tha se arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë për parandalim­in dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag të Dajtit, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis. "Finalizohe­t operacioni policor antikanabi­s, i koduar ' Fag'. Operacioni nga Komisariat­i i Policisë Nr. 4 Tiranë. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga 55- vjeçari, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 4, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit: A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag të Njësisë Administra­tive Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale ' Kultivimi i bimëve narkotike'. Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin E. A. Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë për parandalim­in dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis. Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestrua­ra në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë", deklaronte zyrtarisht Policia në gusht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania