Panorama (Albania)

Lleshaj "shikon" grataçeila në flakë: Dua zjarrfikës të fortë

"Në çdo aspekt duhet të jenë më të fortë se ata të RENEA- s"

- TIRANE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, premtoi ndryshime në shërbimin zjarrfikës, duke e kthyer atë në një forcë speciale, njësoj siç ka forca speciale në Ushtri dhe në Polici.

Gjatë një takimi që zhvilloi dje me drejtues të zjarrfikës­ve, Lleshaj u shpreh se ata në çdo aspekt duhet të jenë më të fortë se efektivët e forcave RENEA. Sipas tij, zjarrfikës­it e kanë luftën më të fortë sesa luftë me një bandit me kallashnik­ov, është lufta me një grataçielë, që të ngjitesh në katin e 20- të me shkallë, nëpër flakë e të dalësh me sukses. "Ne na duhet të kemi një shërbim zjarrfikës që të jetë forcë speciale e Shqipërisë. Ne kemi forca speciale në Ushtri, në Polici, dhe kjo duhet të jetë një forcë speciale. Në kuptimin që ata që punojnë zjarrfikës, duhet të jenë më të fortë se ata të RENEA- s që kemi, në çdo aspekt", u shpreh ministri i Brendshëm dje gjatë takimit. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mënyrat sesi mund të përmirësoh­et kjo strukturë dhe projektet që janë konceptuar në funksion të këtij qëllimi. Ndërsa e vuri theksin te përgatitja dhe rritja e profesiona­lizmit në radhët e këtij shërbimi.

TRANSFORMI­MI Ministri Sandër Lleshaj theksoi se duhet ngritur sa më parë një qendër trajnimi shumëfunks­ionale për personalin zjarrfikës, ndërsa nënvizoi se marrja e personelit në këtë shërbim duhet bërë vetëm nëpërmjet një shkolle të posaçme. Lleshaj u shpreh se shërbimi zjarrfikës duhet të plotësohet me punonjës që kanë përgatitje si forcat speciale, madje duke e krahasuar vështirësi­në që duhet të përballin personeli zjarrfikës me ata të trupave speciale, ai tha se sfidat e zjarrfikës­ve janë më të rënda se ato të trupave speciale të Policisë. "Duhet të jenë më të zotët, në çdo aspekt, sepse e kanë luftën më të fortë sesa luftë me një bandit me kallashnik­ov, është lufta me një grataçielë, që të ngjitesh në katin e 20- të me shkallë, nëpër flakë e të dalësh me sukses. Është punë që pak njerëz e bëjnë. Me këtë synim duhet të ecim për të krijuar një shërbim, i cili ka këtë standard, të paktën t'i kemi si këto FNSH- të, si këto RENEA- t, në këtë nivel, njerëzit, por edhe standardet e tjera", tha ministri i Brendshëm.

PROJEKTET Në lidhje me projektet që janë ideuar dhe do të punohen, ministri Lleshaj u shpreh se përveç ligjit, që duhet të rishikohet, duhen hartuar disa dokumente bazë, disa strategji bazë, që kanë të bëjnë me arsimimin, me kualifikim­in, me rekrutimin, promovimin në karrierë. "Duhet të hartojmë një tabelë të organizimi­t të pajisjeve standarde. Të dimë se çfarë ka një stacion. Një stacion në Dropull, edhe në Tropojë, duhet të jetë në të njëjtin organikë. Qoftë si stacion, qoftë individët, pra, për t'i standardiz­uar këto gjëra. Duhet të punojmë për të hartuar disa projekte të rëndësishm­e. Projekti i parë që unë kam ndërmend të merrem është projekti për qendrën e trajnimit të zjarrfikës­ve. Mbetet kërkesë imediate, një orë e më parë duhet bërë. Dhe thashë, ne do të punojmë për ta perceptuar si një qendër trajnimi shumëfunks­ionale, ku zjarrfikës­it kanë një bllok të vetin", theksoi Lleshaj. Për rekrutimin e personelit në shërbimin zjarrfikës, ministri tha se hyrja në shërbimin zjarrfikës duhet të ketë vetëm një derë dhe kjo do të jetë dera e shkollës. "Si çdo shërbim profesiona­l në botë, nuk hyhet nga dritarja, hyhet nga dera kryesore, e cila është shkolla ' X'. Bën trajnimin bazë, i cili është 6 muaj apo 1 vit, futesh dhe pastaj ngjitesh", deklaroi ministri. Ndërsa u shpreh gjithashtu edhe për rritjen e profesiona­lizmit në radhët e shërbimit zjarrfikës dhe nënvizoi se do të bëhen shumë projekte, të cilat do të bëhen në mënyrë të përqendrua­r dhe do të ekzekutohe­n nga Bashkitë. "Qeveria u jep bashkive fonde të pakushtëzu­ara. Dhe kur ua jep këto, u thotë që do t'ju jap kaq, por kaq i ke për uniformat, kaq i ke për të blerë zjarrfikës­e të reja. Qëllimi është të arrijmë një sistem dhe një trupë zjarrfikës­e, e cila të jetë profesioni­ste. Na shërben më shumë sesa shumë struktura të tjera", u shpreh ministri Lleshaj.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë takimit me zjarrfikës­it
Dje, gjatë takimit me zjarrfikës­it
 ??  ?? Lleshaj, dje gjatë takimit me zjarrfikës­it
Lleshaj, dje gjatë takimit me zjarrfikës­it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania