Panorama (Albania)

"Reforma në Drejtësi, impakt në luftën kundër trafikimit"

“Prokurorët e gjyqtarët do marrin vendimet e duhura”

-

Konferenca rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore u zhvillua dje në Tiranë nga Ministria e Brendshme, me mbështetje­n e projektit rajonal "Parandalim­i dhe lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore", financuar nga qeveria gjermane. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi gjatë konferencë­s se Reforma në Drejtësi do të ketë impakt në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Kjo, sipas tij, pasi prokurorët dhe gjyqtarët e duhur do të marrin vendimet e duhura. "Pranohet tashmë që Reforma në Drejtësi është ajo reformë, e cila do të impaktojë jo vetëm këtë element, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Dhe ndërkohë ka filluar impakti i madh pozitiv që kjo reformë po sjell në të gjithë vendin, por specifikis­ht në temën, për të cilën ne jemi mbledhur sot. Mendojmë se aktivizimi ose konkretizi­mi i hapave për Reformën në Drejtësi do të sjellë patjetër rezultate të dukshme, për arsye se do të bëjë që prokurorët dhe gjyqtarët e duhur do të marrin dhe vendimet e duhura. Kjo është ajo, e cila na jep shumë optimizëm, shpresë, por dhe na motivon, motivon të gjitha institucio­net për të thelluar dhe intensifik­uar punën në këtë drejtim. Motivon veçanërish­t Policinë, e cila tashmë sheh tek Prokuroria, te Gjykata, përditë e më shumë një partner të besueshëm tek i cili nuk varrosen rastet e evidentuar­a nga Policia, por tek i cili rastet thellohen dhe çohen deri në fund dhe shoqërohen me "Prokurorë, ju bëj thirrje që të hetoni, të ndiqni penalisht dhe të dënoni më shumë trafikantë. Ne do t'ju mbështesim gjatë rrugës. Dhe së bashku duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhirin që lidh trafikantë­t me ndjekjet penale dhe dënimet që mbështet viktimat me strehëza dhe përkrahje dhe ngre lart të gjithë Shqipërinë me premtimin e të nesërmeve më të ndritshme. Ju përgëzoj të gjithëve për përpjekjet tuaja të shkëlqyera dhe shpreh zotimin e palëkundur të SHBA për qëllimet tona të përbashkët­a", u shpreh zv. ambasadori amerikan në detyrë, Daniel Koski. drejtësi në fund të herës", u shpreh Lleshaj. Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u theksoi se aktualisht 75 grave dhe vajzave viktima të trafikimit, u është siguruar strehimi dhe shërbimet e nevojshme, me synim riintegrim­in e tyre në shoqëri. Ajo deklaroi se këtë vit, nëpërmjet një mekanizmi të ri financiar, Fondit Social, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale do të mundësojë financimin e shërbimeve të reja në territor në mbrojtje të menjëhersh­me për grupet vurnerabël. "Nëpërmjet Fondit Social, ne jemi të gatshëm të financojmë menjëherë shërbime për grupet në nevojë, ndaj gjej rastin të nxis bashkitë të aplikojnë për këtë fond që tashmë e kanë në dispozicio­n për zgjerimin apo ngritjen e shërbimeve sociale. Aktualisht janë 9 bashki që kanë aplikuar për ngritjen e qendrave që ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, mes të cilave edhe vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit", tha Manastirli­u.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania