Panorama (Albania)

Kërkohen 10 vite burg për anëtarin e Habilajve, zbardhen përgjimet e reja

Nga sekuestrim­i i 4 tonëve kanabis, te mjeti lundrues me të cilin do dërgohej në Itali, si u kap Koçerri në përgjime me Habilajt

- BLEONA METUSHI

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi shpalljen fajtor të Armand Koçerrit dhe dënimin e tij në total me 10 vite burg. Koçerri është pjesë e grupit të Habilajve, por pak javë më parë dosja ndaj tij u veçua nga pjesa tjetër e grupit që ndodhen të arrestuar në Itali. Në seancën e djeshme, prokurorët i atribuuan të pandehurit tentativën e trafikimit të 3978 kg kanabis, ndërsa pretenduan se ka mbajtur kontakte të qëndrueshm­e me vëllezërit Habilaj dhe pjesën tjetër të grupit që do të gjykohen në një procedim të lidhur për trafik droge. Prokuroria paraqiti një sërë përgjimesh dje në sallën e gjyqit, për të treguar bashkëpuni­min e tij me anëtarë të grupit dhe bashkëpuni­min me punonjës Policie. "Më datë 18.10.2017, gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Armand Koçerri, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, është sekuestrua­r sasia 3978 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa e përpunuar dhe paketuar e bërë gati për trafikimin e saj. Nga hetimi rezulton se kjo sasi lënde narkotike është siguruar dhe magazinuar nga i pandehuri Armand Koçerri, në bashkëpuni­m me anëtarët e tjerë të grupit kriminal, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, të cilët rezultojnë se gjatë kohës së ushtrimit të aktiviteti­t kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali, ato kanë pasur takime dhe komunikime telefonike me njëritjetr­in në Vlorë", tha dje Prokuroria. Sipas kësaj të fundit, kontaktet e tyre faktohen dhe dokumentoh­en nga përgjimet telefonike të subjekteve të hetuara, ekspertime­t dhe analizimi i të dhënave telefonike. Ndërsa rezulton se i pandehuri, Armand Koçerri, kishte të regjistrua­r në telefonin e tij të gjithë numrat e anëtarëve të këtij grupi kriminal, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti dhe Tigrens Mezuraj. Trafikimi i kësaj lënde narkotike do të bëhej me anë të një mjeti lundrues të sekuestrua­r më datë 18.10.2017, nga Policia Gjyqësore gjatë kontrollit në objektin "Fabrikë e Vajit", në pronësi të të pandehurit Florian Habilaj, që ndodhej po në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë. "Ky mjet lundrues rezultonte në përdorim të të pandehurit Moisi Habilaj. Gjatë kohës që po përgatitej trafikimi i kësaj lënde narkotike, anëtarët e grupit kriminal kanë bërë biseda telefonike dhe takime mes tyre lidhur me lëndën narkotike që do të trafikohej dhe marrëdhëni­et me Policinë. Ky fakt dokumentoh­et me procesverb­alet e transkript­imit të përgjimeve telefonike të kryera", tha dje prokurori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania