Panorama (Albania)

Ngec procesi për vëllezërit Habilaj dhe grupin

-

Gjykata për Krime të Rënda, që prej pranverës së këtij viti, nuk ka bërë të mundur nisjen e procesit gjyqësor për vëllezërit Habilaj dhe pjesën tjetër të grupit që ndodhet në Itali. Gjatë ditës së djeshme, treshja gjykuese u detyrua të shtyjë për të disatën herë procesin për Moisi Habilajn, Florian Habilajn, Nezar Seitin, Armando Sulajn, Maridian Sulajn, Sabaudin Celajn, Tigrens Mezurajn dhe Fatmir Minajn, për shkak të mosparaqit­jes së të gjithë avokatëve. Ndërkohë, më herët, seancat kanë dështuar pasi nuk ishte bërë njoftimi për procesin të pandehurve që ndodhen nën masë arresti në Itali, për shkak të një tjetër hetimi dhe gjykimi që është zhvilluar nga Prokuroria dhe Gjykata e Katanias. Edhe në Shqipëri, hetimet për këtë grup nisën pasi në Itali, Prokuroria e Katanias ishte në përfundim të hetimeve disavjeçar­e për grupin me metoda speciale të hetimit, si përgjime telefonike dhe ambinetale, prej të cilave doli edhe emri i ish- ministrit Saimir Tahiri, i cili pak javë më parë u gjet fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për “Shpërdorim detyre”, së bashku me ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

Nga hetimi rezulton se kjo sasi lënde narkotike është siguruar dhe magazinuar nga i pandehuri Armand Koçerri, në bashkëpuni­m me anëtarët e tjerë të grupit kriminal, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, të cilët rezultojnë se gjatë kohës së ushtrimit të aktiviteti­t kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali, ata kanë pasur takime dhe komunikime telefonike me njëri- tjetrin në Vlorë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania