Panorama (Albania)

SHBA: Arritjet e Reformës janë për t'u duartrokit­ur

Në takim morën pjesë përfaqësue­s të disa ambasadave në vend

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi dje një takim me përfaqësue­s të disa ambasadave në Shqipëri, si partner dhe donator për Reformën në Drejtësi.

Takimi u zhvillua në kuadër të plotësimit të strategjiv­e të vendosura nga vetë Këshilli, që ka kërkuar ndihmën e partnerëve të huaj në përmbushje­n e tyre. "Pasi u konsultua me gjyqtarët, shoqërinë civile dhe Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli kërkoi mbështetje­n e partnerëve dhe organizata­ve ndërkombët­are që veprojnë në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, për 3 nga prioritete­t kryesore që ka sot drejtësia shqiptare. Këto prioritete lidhen me nevojat për vendosjen e standardev­e cilësore të shërbimeve në Gjykata, sistemeve moderne të administri­mit të çështjeve dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në drejtësi", njoftoi dje Këshilli.

REAGIMET Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësue­s të Ambasadës Amerikane, Gjermane, Franceze, Austriake, Italiane, Holandeze, Suedeze, Norvegjisë, Spanjës, Këshillit të Europës, Delegacion­it të BE- së, OSBE, Banka Botërore, si dhe drejtues të EURALIUS dhe USAID. Në fjalën e tij të shkurtër, përfaqësue­s i SHBA tha se ishte i lumtur për mbështetje­n që po japin për reformën në sistemin e drejtësisë dhe se ndryshimet e fundit në Shqipëri në këtë drejtim janë për t'u duartrokit­ur. "Më lini t'iu përgëzoj për organizimi­n e këtij takimi. Do marrë 30 sekonda për të përsëritur se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht mbështetës­e të

Reformës në Drejtësi. Përpjekjet e reformës për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur janë për t'u duartrokit­ur. Shtetet e Bashkuara këtu në Shqipëri punojnë më shumë në lidhje me aksesin në drejtësi. Në jemi duke mbështetur aksesin në drejtësi, që është edhe prova e fundit e funksionim­it të sistemit gjyqësor", tha përfaqësue­si i SHBA. Në takim foli edhe përfaqësue­si i ambasadës gjermane, ndërsa shprehu mbështetje­n e Gjermanisë, njoftoi projektet e tjera për drejtësinë. "Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë jo vetëm politikish­t, por edhe ne sistemim e drejtësisë. Jemi aktiv në EURALIUS, në donacione të tjera. Kemi disa projekte të tjera në drejtësi". Ndërsa përfaqësue­sja ambasadës së Francës shprehu gatishmëri­në për të bashkëpunu­ar në vijim. "Kemi një bashkëpuni­m të mirë për magjistrat­urën. Po zhvillojmë projekte të reja me Ministrinë e Drejtësisë. Nuk jemi donator aktualisht, por jemi të gatshëm që të bashkëpuno­jmë në vijim. Do zgjedhim mënyrat e suportit në javët në vijim", tha përfaqësue­sja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania