Panorama (Albania)

Bashkitë me borxhe për sigurimet e pensioneve, Ministria zgjidh ngërçin

Pagesat e kontribute­ve do kryhen njëkohësis­ht me pagesën e borderosë dhe jo pas 20 ditëve si në parashikim­in e mëparshëm

- TIRANE

Kur situata e krijuar nga bashkitë, të cilat nuk kanë paguar në kohë sigurimet shoqërore për efekt pensioni ka dalë jashtë çdo parashikim­i, Ministria e Financave ka ndërmarrë hapin e radhës.

Dje, përmes një njoftimi, është bërë i ditur ndryshimi i mënyrës së pagesës për kontribute­t. Kështu, nëse më parë bëhej derdhja e pagës dhe pas 20 ditësh alokohej fondi për sigurimet, me ndryshimet e bëra, si paga, ashtu edhe sigurimet në adresë të Drejtorisë së Tatimeve, do të paguhen në të njëjtën datë. "Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se këto detyrime nuk kanë nisur sot, por ato datojnë shumë më herët. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes të cilit specifikoh­et se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucio­neve buxhetore do të kryhen njëkohësis­ht me pagesën e borderosë dhe jo pas 20 ditëve si në parashikim­in e mëparshëm. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithsh­me e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozite­t të këtij rregulli të ri që prej muajit tetor 2019".

BORXHI Në listën e zezë të "borxhlinjv­e", krahas 18 mijë subjekteve private, janë edhe 61 bashki të vendit, të cilat nga 2012 e deri më tani, u janë shmangur detyrimeve. Mosderdhja e sigurimeve shoqërore ka pasoja direkte në skemën e pensioneve. Kjo papërgjegj­shmëri e treguar nga njësitë e qeverisjes vendore rrezikon të krijojë probleme të rënda sociale në të ardhshmen, duke vënë në rrezik pagesat e pensioneve për qindra punonjës, të cilët sot gjenden përballë faktit se kanë punuar në të zezë përgjatë 7 viteve të fundit. Tirana është bashkia që kryeson listën, me stokun më të madh të detyrimeve të papaguara. Referuar raportit të Financave Vendore, rezulton se në total, deri në qershor të këtij viti, stoku i borxheve të pushtetit vendor arriti në 6,2 miliardë lekë, ose thënë ndryshe 62 milionë dollarë. Nga këto, detyrimi i krijuar nga Bashkia Tiranë është rreth 1,9 miliardë lekë apo 30,1%, ndjekur nga Bashkia Pogradec me 6.6% të stokut; Bashkia Kavajë me rreth 6,5% e totalit dhe Bashkia Vlorë me rreth 6,4% të totalit të detyrimeve të prapambetu­ra.

MINISTRIA Lidhur me borxhet e krijuara, Ministria e Financave ka shprehur angazhimin për monitorimi­n e bashkive për zerimin e tyre. "Në mënyrë paralele,

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po ndjekin intensivis­ht rakordimin dhe shlyerjen hap pas hapi të këtyre detyrimeve të maturuara. Ky borxh në vetvete është një proces dinamik, i cili ndikohet edhe nga cikli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të një vendi. Ministria e Financave dhe

Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që të bëjë të mundur amortizimi­n deri në eliminim të të gjitha detyrimeve të prapambetu­ra", thuhet më tej në njoftim. Ndërkohë, masa janë ndërmarrë edhe përmes aksionit antiinform­alitet. Ministria e Financave ka paralajmër­uar bizneset se do të përballen jo vetëm me masa administra­tive, por edhe me bllokim të aktiviteti­t nëse konstatohe­n me shkelje. Deklarimi i punonjësve është një prej aspekteve të operacioni­t të nisur. "Drejtoria e Tatimeve në bashkëpuni­m edhe me Inspektora­tin e Punës janë angazhuar në kuadër të planit operaciona­l stop informalit­etit për monitorin e deklarimev­e të punonjësve dhe të pagave nga subjektet private".

 ??  ?? Ministria e Financave
Ministria e Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania