Panorama (Albania)

Gruaja turke: Kjo s’është gjakmarrje, gjakshkelu­ri nuk është burrë

- Nazli Zefi

Dyshimet për nxjerrje në pritë i ngriti bashkëshor­tja e viktimës, pak ditë pas ngjarjes. Nazli Zefi, u shpreh e bindur se vrasja ka ndodhur për shkak të gjakmarrje­s dhe se dikush e ka prerë në besë burrin e saj. E pikëlluar nga humbja e njeriut të saj më të dashur, 22- vjeçarja e cila po rrit e vetme djalin 5- muajsh, thotë se nuk arrin ta kuptojë se si shoku i ngushtë e ka shitur.

“Jam shumë e traumatizu­ar. Nuk mund ta imagjinoj se si ndodhin në Shqipëri të tilla gjëra. Më mungojnë fjalët. E ka prerë në besë për para”, shprehet Nazli Zefi. Ajo tregon se bashkëshor­ti kishte frikë nga gjakmarrja dhe për këtë arsye ruhej. “Burri im kishte boll frikë për gjakmarrje, çdo natë binte të flinte me mendime dhe me lot në sy. Ama, me e dërgu burrin tim deri atje në kanal ku nuk ka asnjë njeri dhe me ma humb, kjo nuk është gjakmarrje. Ai që ka bo gjakshkelu­rin, nuk është burrë. Kunati im, Ndue Zefi, e ka vrarë Martin Ndrecën para njerëzve dhe është dorëzu në Polici duke pranu vrasjen. Kur ka ndodhur konflikti mes Ndue Zefit dhe Martin Ndrecës, Martini e ka marrë burrin tim në telefon, sepse kanë qenë shokë. Por ne ishim në gjumë dhe asnjëri nuk e ka dëgju telefonin. Kur burri mori vesh çfarë kishte bërë i vëllai, u tërbua. Nuk iu besonte se kjo mund të ndodhte mes shokëve. Çdo natë më thoshte: ‘ Është gjynah që Nduja ndodhet në burg dhe s’mundet me pa fëmijët e vet, por ma gjynah se Martini nuk ka. Martini s’mundet më kurrë me i marrë fëmijët e tij në krahë, s’ka më keq’. Atë dhimbje që ka pas familja e Martinit atëherë, atë dhimbje kemi ne tani, sidomos unë me djalin 5- muajsh”, thotë e pikëlluar shtetasja turke. Përveç fenomenit të gjakmarrje­s që Nazli nuk arrin ta kuptojë, se si çdo vit merr jetë të pafajshme, tani ajo duhet të përpiqet të kuptojë deri ku arrin pabesia e njeriut, për më tepër e shokut. Ajo kërkon vetëm dy gjëra: “Të vihet drejtësi për burrin tim dhe t’i jepet fund gjakmarrje­s duke vrarë njerëz të pafajshëm”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania