Panorama (Albania)

KATËR PLUMBA NË KOKË

-

Gati një muaj pas ngjarjes, hetuesit kanë arritur të zbardhin dinamikën dhe personat e përfshirë. Eri Zefi është nip në fshatin ku jetonte Gjovalin Alia dhe të dy njihen që prej kohës së fëmijërisë së tyre. 40- vjeçari i njohur dhe me emrin Gjovalin Alia, ka luajtur një rol mjaft të rëndësishë­m në ekzekutimi­n e 34- vjeçarit. Nga analizimi i shumë të dhënave të mbledhura përgjatë një muaji, është arritur në konkluzion­in se Alia ka nxjerrë në pritë 34- vjeçarin, Eri Zefi. Ky i fundit prej muajit shkurt 2019 kishte reduktuar lëvizjet e tij dhe frekuentim­in e personave të ndryshëm, pasi i ruhej një gjakmarrje­je të mundshme, pasi vëllai i tij, Ndue Zefi, në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin, Martin Ndrecën, ngjarje kjo e ndodhur pas një konflikti të çastit në Durrës. Gjatë hetimit, është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpuno­jnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderue­shme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë- Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë, të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku me makinën e Zefit në vendin ku ishte caktuar për t’u kryer vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradë­n Durrës- Kukës dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zallë- Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia pretendon se aty do vidhnin drogën. Sapo

Në orët e para të 2 tetorit, Eri Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg Rrugës së Kombit, në fshatin Zall- Xhuxhë të Mirditës. Sipas raportit mjeko- ligjor, 34- vjeçari u qëllua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë, ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi. Kjo tregon se autorët e kanë marrë viktimën deri në pikën ku u gjet i vrarë dhe më pas është kryer ekzekutimi duke dashur të humbasin edhe gjurmët, për shkak të terrenit të thyer.

Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifi­kuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit. Më pas, ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Dy autorët, së bashku me bashkëpunë­torin e tyre, mikun e Zefit, janë larguar duke humbur gjurmët. Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë mundur të identifiko­jnë dy personat që kanë kryer vrasjen, të cilët mendohet se janë larguar në drejtim të Kosovës pas krimit. Ndërkohë, pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrje­s dhe se personat që kanë kryer vrasjen mund të jenë paguar për të eliminuar Eri Zefin, i cili njihej dhe me emrin Anton Zefi.

Gjatë hetimit, është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpuno­jnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderue­shme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë- Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë, të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe janë nisur së bashku me makinën e Zefit në vendin ku ishte caktuar për t’u kryer vrasja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania