Panorama (Albania)

Po trafikonin kanabis çokollatë nga Fieri në Vlorë, tre në pranga

-

FIER – Transportu­an mbi 40 kg kanabis sativa në formë çokollate nga Fieri në Vlorë, kapen në flagrancë. Tre persona, dy nga Fieri dhe një tjetër nga Vlora, janë arrestuar pas një hetimi gati 1- mujor. Policia thotë se bëhet fjalë për një grup që prodhonte dhe shpërndant­e lëndë narkotike brenda vendit. Autorët u mbajtën në përgjim, ndërsa finalizimi i operacioni­t ka zgjatur disa orë, pasi forcat e rendit ndoqën nga afër momentin e transporti­mit të lëndës narkotike nga Fieri për në Vlorë, ku edhe u krye arrestimi i tyre. “Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpuni­m me Task- Forcën e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operaciona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së

Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar ‘ Zhupani’. Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘ 1 Maj’, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 40 vjeç, banues në Fier., M. K., 46 vjeç, banues në Fier dhe K. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate”, bëhet e ditur nga Policia, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedural­e. m. r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania