Panorama (Albania)

Çau postblloku­n, kapet në Durrës i dyshuari për vrasje

U ndoq si në filma në autostradë, rrezikoi jetën e policëve

- DURRES/

Vrau pronarin e një lokal pas sherrit për xhiron me kalë, arrestohet në Durrës i rrezikshmi. Eduart Xhezo, i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 4 gusht, u prangos pas një ndjekjeje të gjatë si nëpër filma.

34- vjeçari, i dyshuari kryesor i vrasjes së Arben Beqirajt, pronar i një lokali në Vlorë, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, ndërsa kishte mundur të çante postblloku­n që blutë kishin ngritur në hyrje të qytetit bregdetar. Xhezo fshihej në Tiranë dhe pas informacio­neve të marra për vendin e ndodhjes së Eduart Xhezos janë organizuar forcat e Posaçme të Operaciona­les në Tiranë për ta kapur, por sapo ka parë Policinë, 34- vjeçari ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Durrësit. Në afërsi të Urës së Dajlanit ( hyrja e Durrësit), Policia ngriti një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi. Aksioni, më tej, ka vijuar me një ndjekje si nëpër filma dhe i shumëkërku­ari është arritur të bllokohet në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëv­e” tek Unaza e Shkozetit. “Policia Tiranës, pas informacio­neve të marra për vendndodhj­en e personit në kërkim, organizoi punën për kapjen e tij, i cili sapo ka parë Policinë, ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të Durrësit. Menjëherë është njoftuar Policia e Durrësit dhe në hyrje të Durrësit, u ngrit një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi. Forca e Posaçme Shqiponja e DVP Durrës dhe ato të Qarkullimi­t Rrugor i janë vënë në ndjekje dhe në vendin e quajtur ‘ Mbikalimi i këmbësorëv­e; tek unaza e Shkozetit, u bë bllokimi i mjetit së bashku me personat, të cilët u shoqëruan në Polici”, njoftojnë uniformat blu. Gjatë kontrollit në makinë, 34- vjeçarit iu gjetën dy karta identiteti të falsifikua­ra ku në njërën fotografia ishte e vetë Eduart Xhezos. Po ashtu, Policia thotë se ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur u vu në pranga. 34vjeçari është person me precedentë të theksuar kriminalë, në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtj­es pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtj­e pa leje. Vrasja për të cilën akuzohet Xhezo, ndodhi më 4 gusht të këtij viti, ku ai hapi zjarr dhe la të vrarë Arben Beqiraj, në lokalin e tij në zonën e Plazhit të Vjetër. Bashkë me viktimën u plagosën edhe Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj.

 ??  ?? Vendi ku u vra Arben Beqiraj
Vendi ku u vra Arben Beqiraj
 ??  ?? Viktima, Arben Beqiraj
Viktima, Arben Beqiraj
 ??  ?? Kanabasi dhe lekët e sekuestrua­ra, dje në Lushnjë
Kanabasi dhe lekët e sekuestrua­ra, dje në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania