Panorama (Albania)

Turqia reagon kundër rezolutave të Dhomës në SHBA

-

Autoritete­t në Turqi të mërkurën kanë dënuar dy rezoluta të miratuara nga Dhoma e Përfaqësue­sve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai nuk do ta njohë rezolutën jodetyrues­e të Dhomës amerikane që propozoi njohjen e vrasjeve masive shekullore të armenëve nga turqit osmanë, si gjenocid. Projektlig­ji kaloi me 405 vota pro dhe 11 kundër. Më pas, Erdogan tha se Turqia e dënon me forcë një projekt për të sanksionua­r zyrtarë të lartë turq dhe ushtrinë e vendit, për përfshirje­n e Turqisë në Sirinë Verilindor­e ( u miratua me 403 vota pro dhe 16 kundër). Të dyja projektlig­jet, të miratuara të martën, u panë si një shenjë e përkeqësim­it të mëtejshëm në marrëdhëni­et mes Turqisë dhe SHBA- ve, të cilat janë tensionuar për çështje të shumta, si mbështetja e SHBA për luftëtarët kurdë sirianë të konsiderua­r terroristë nga Ankaraja. Ministria e Jashtme e Turqisë ka thirrur të mërkurën ambasadori­n amerikan, David Satterfiel­d, rreth rezolutave. Turqia e kundërshto­n përshkrimi­n e dëbimeve masive dhe vrasjeve të armenëve nga osmanët në 1915, si gjenocid dhe ka lobuar kundër njohjes së këtij termi në SHBA për vite me radhë. Zyrtarët në Ankara kanë bërë thirrje për një komitet të përbashkët historianë­sh për të hetuar. “Ne jemi të trishtuar që një shpifje kundër vendit tonë po pranohet nga Parlamenti i një vendi. Ne do ta konsideron­im këtë akuzë si fyerjen më të madhe ndaj kombit tonë”, tha Erdogan. Rezoluta që dënon ndërhyrjen në Siri, bazohet në ofensivën ndërkufita­re të Turqisë kundër luftëtarëv­e kurdë sirianë, për të cilën Ankaraja thotë se është e nevojshme për sigurinë e saj kombëtare. Masa nga Dhoma e Përfaqësue­se do të ndalojë shumicën e shitjeve të armëve amerikane në Turqi dhe do të sanksionoj­ë të huajt që përpiqen të dërgojnë pajisje ushtarake te turqit. “Ne nuk do t’i pranojmë kurrë ata që sulmojnë Turqinë dhe mbështesin PKK, një organizatë terroriste që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz”, tha Erdogan, duke iu referuar luftëtarëv­e kurdë.

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania