Panorama (Albania)

Rritet popullarit­eti i Thunberg, refuzoi çmimin e madh

-

Greta Thunberg ka fituar rritjen e popullarit­etit gjatë ditës së mërkurë, pasi ka refuzuar të marrë një çmim të rëndësishë­m për mbrojtjen e mjedisit. Ajo tha se oferta ishte një nder i madh dhe e falënderoi Këshillin Nordik. Por aktivistja 17- vjeçare shtoi se “politikanë­t dhe njerëzit që janë në pushtet” duhet të dëgjojnë “shkencën e paraqitur qartë aktualisht”. Thunberg ishte e nominuar edhe për çmimin Nobel të Paqes për këtë vit. Në një postim në “Instagram”, ajo shpjegoi pse refuzoi paratë e çmimit prej 46,000 eurosh. “Vendet nordike kanë një reputacion të madh në të gjithë botën kur bëhet fjalë për çështjet e klimës dhe mjedisit... Por konsumi i energjisë nordike tregon një histori tjetër”. Ajo iu referua një raporti nga WWF dhe Rrjetit Global të Gjurmëve, i cili thotë se Suedia, së bashku me pjesën më të madhe të rajonit

Nordik, jeton sikur bota të ketë burimet e katër planetëve. “Ne u përkasim vendeve që kanë mundësinë të bëjnë më shumë. E, megjithatë, vendet tona ende nuk bëjnë asgjë”, shtoi ajo. Presidenti i Këshillit Nordik, Hans Wallmark, tha se organizata e respektont­e vendimin e Greta Thunberg dhe e quajti lëvizjen e saj “një kauzë të mirë për të gjithë”. Ai tha Këshilli e inkurajon bashkëpuni­min midis parlamente­ve përfshirë Danimarkën, Finlandën dhe vendlindje­n e Thunberg, Suedinë dhe se do ta mendojë me kujdes se çfarë të bëjë me paratë e çmimeve. Me këtë refuzim Greta hyri në një “grup” me Jean- Paul Sartre ( refuzoi Nobelin për Letërsinë në 1964; muzikantin David Bowie, politikani­n vietnamez Le Duc Tho, autoren Virginia Woolf dhe poetin britanik, Benjamin Zephaniah.

 ??  ?? Greta Thunberg
Greta Thunberg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania