Panorama (Albania)

Rikthimi i Zogajt në prozë, studiuesja: Një libër për tragjizmin

-

“Letërsia ka një qëllim kryesor, që të japë kënaqësi, ndaj fjala e fundit i ngelet lexuesit. Shpresoj ta kaloj këtë provë, provën e të lexuarit me dëshirë, pasi leximi i një romani me më shumë se 400 faqe është impenjativ” u shpreh Zogaj ditën e djeshme gjatë promovimit të romanit “Anjeza nuk u zgjua”, botim i Universite­tit Europian të Tiranës. Ndërkohë me një histori të ambientuar në Lezhë, në vitet ’ 86–’ 90, Zogaj tha se gjatë kësaj periudhe nuk ka munguar as dashuria e as erotizmi, mirëpo ka qenë diktatura ajo që ka përcaktuar tragjizmin e personazhi­t të tij. I pranishëm gjatë promovimit, kritiku letrar Agim Baçi u shpreh se ai vend ku dashuritë bëhen të pamundura bëhet i pajetueshë­m, e sipas tij, romani përtej dashurisë tregon falimentim­in e një shoqërie. “Preçi nuk e përmend fjalën vdekje, por përmend gjumin, pasi ai sistem e kishte të pamundur të lejonte atë lloj dashurie”, shton më tej Baçi, duke nënvizuar se ky roman shpalos përmes historisë së Anjezës, jo vetëm jetën në Lezhë, por në çdo cep të Shqipërisë. Ndërsa studiuesja e komunikimi­t, njëherazi dekane e UET, Belina Budini, e vlerësoi Zogajn si publicist, poet e prozator. “Është një autoritet i mendimit që na befason me shijen dhe elegancën estetike të stilit, sa herë që shfletojmë librat e tij, të çfarëdollo­j zhanri qofshin”, u shpreh Budini. Studiuesja u shpreh gjithashtu entuziaste për faktin se Zogaj, si bashkëpunë­tor i UET, tanimë do të jetë i pranishëm edhe në auditorët e këtij Universite­ti. Ndërsa botuesi, njëherazi kryetar i bordit të administri­mit të UET, Henri Çili, në fjalën e tij e radhiti shkrimtari­n ndër talentet letrare të vendit tonë. “Preçi nuk resht së befasuari me talentet e tij. Zakonisht shkëlqimi i një njeriu zgjat një dekadë, maksimumi edhe një tjetër, me të ka ndodhur ndryshe.

Me romanin ‘ Anjeza nuk u zgjua’, Zogaj i rikthehet prozës, kthehet në shtëpinë e tij e ne strukturoj­më kolanën e re të UET- Press”, tha Çili. Studiuesja letrare Alda Bardhyli, njëherazi drejtore e Qendrës Studimore “Kadare”, u shpreh se romani i Zogajt ka të gjitha elementet e duhura që e bëjnë një vepër të dhurojë kënaqësinë e leximit. “Zogaj sjell Lezhën si një qytet letrar. Më shumë se një libër për dashurinë, unë do ta quaja një libër për tragjizmin”, u shpreh Bardhyli, duke theksuar rëndësinë e këtij libri edhe pse Anjeza është sipas saj një personazh- personifik­im i gruas.

 ??  ?? Dje, gjatë promovimit të romanit më të fundit të Zogajt
Dje, gjatë promovimit të romanit më të fundit të Zogajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania