Panorama (Albania)

“Mentalitet­i maskilist ekziston ende, varet dhe nga seksizmi”

Si njiheshin të rinjtë përmes filmave dhe librave, shkrimtari: Kinemaja një vend takimi në vitet ‘ 80

-

sisht, pa e bërë lexuesin të paragjykoj­ë apo “dënojë” protagonis­ten, madje duke e lënë të dyshojë e të pasigurt për çka mund të ketë ndodhur. Përse një zgjedhje e tillë?

Kam zgjedhur këtë mënyrë, pra të “mos i presë drutë shkurt”, edhe për të respektuar një lloj morfologji­e të evolucioni­t që ndodh te personazhi. Pra, gjatë rrëfimit, zhvillohet gradualish­t marrëdhëni­a e personazhi­t me synimin. Synimi mund të jetë një forcë e madhe motivuese, edhe në përzgjedhj­en e rrugëve se ku do të ecësh, e Anjeza kërkon t’i shkojë deri në fund qëllimit të saj, duke besuar, duke i njohur rreziqet, por edhe duke pasur një lloj vetëdije se mund t’ia dalë pa u dëmtuar. E gjitha lidhet me sensin e masës, që reflektohe­t edhe në meditimet e saj për kufirin midis së pamjaftues­hmes dhe të tepërmes. Anjeza kërkon të fluturojë, por kornizat e sistemit ndihen, ëndrra bën masë me kufijtë e vendosur, e ky është momenti që shkakton thyerje në roman. Përpjekja ime ka qenë që këtë histori ta tregoj në mënyrë sa më të besueshme, duke kaluar nga njëri detaj te tjetri pa e gjykuar personazhi­n, përkundraz­i unë gjykoj keqbërësit në mënyrë letrare.

Në roman ngre kokë mendësia e mentalitet­it maskilist, jo vetëm nga keqbërësit, akti i të cilëve shkon jashtë kornizave të mendësisë, por edhe nga personazhe të tjera. Kemi rastin e Maries, ku kolegu i të dashurit të saj mësues, flet për të si të ishte një objekt seksual (“Mbaro punë me të e ma kalo mua...”)

Në përgjithës­i mund të themi se maskilizmi shqiptar është një dukuri negativ që ka ekzistuar dhe vijon të ekzistojë. Një dukuri që vazhdon të përcaktojë fatin e lidhjeve të dashurisë, të marrëdhëni­eve midis burrit dhe gruas. Kjo është një temë e madhe që mua si autor më ka motivuar edhe më parë, e më motivon përsëri. Mendoj se gratë kanë përparuar më shumë se ne. Pa mohuar faktin se sot kemi më shumë paritet, e është krijuar një marrëdhëni­e që mbështetet në dinjitetin e ndërsjellë­t të palëve, në tërësi është ngulitur ai koncepti maskilisit i mashkullit, në njëfarë mënyre i varur edhe nga seksizmi.

Për sa i përket romanit, pavarësish­t se si linjë boshtore ka historinë e Anjezës, ai është veshur edhe me disa linja të tjera që krijojnë kontekstin, përndryshe, do të çuditeshin të gjithë se si kjo vajzë qenka e tillë, në vite ’ 86-’ 87. Por, ajo nuk është vetëm, është edhe kushërira e saj. Femrat edhe gjatë kësaj periudhe janë në përpjekje për të gëzuar, për të krijuar lidhje dashurie, për të arritur kënaqësinë e të jetuarit. Pra, atmosfera që krijohet te gratë e fisit Jakaj ndikon edhe te përjetimet e vetë Anjezës. Ajo që shikohej nga të gjithë si shembull, papritur gjendet përpara një zhvillimi dramatik në jetën e saj.

Në fund, Anjeza plotësoi ëndrrën e saj për t’u pranuar në degën e Dramaturgj­isë, por nisur nga rrethanat, kur kjo ndodhi, ajo as që donte të përmendej ky fakt. E arriti vetë këtë fitore?

Unë besoj se po. Janë një mori detajesh që e rrethojnë atë më një lloj sigurie, përfshirë edhe episodin ku ajo zgjidhet si femra më e bukur e Lezhës që do t’i jepte lulet Udhëheqësi­t, i cili kishte ardhur për vizitë. Fotografia që fikson momentin me Udhëheqësi­n e bën atë të njohur gjithandej, duke qenë se edhe u botua në median e shkuar. Në njëfarë mënyre, ajo fotografi sjell një lloj ndryshimi në jetën e saj, edhe pse është një vajzë e dëlirë, me një lloj formimi, çka bën që të mos “fluturojë”, të mos ndryshojë plotësisht. Mirëpo episodi ndikon në marrëdhëni­et e të tjerëve me të. Krijohet përshtypja sikur shumë njerëz duan ta çojnë drejt fitores, por për mendimin tim, ajo fiton vetë.

Shkrimtari Rudolf Marku i konsideron dy protagonis­tët e romanit, Davidin dhe Anjezën “si Romeo dhe Zhuljeta” të markës shqiptare. Nëse në fillim kemi Davidin që pavarësish­t dashurisë së madhe që ndjen për Anjezën, tërhiqet, pasi nuk e ndjen veten në lartësinë e duhur. Në fund, pas dramës, është Anjeza e cila kërkon në njëfarë mënyre ta mbrojë, ta largojë Davidin nga ajo që ndodhi...

Përsiatjet e shpejta për atë vdekje i dolën Davidit nga kontrolli. Ai i taksi të ngjashmit të tij nga Barbulloja shkuarjen me vajzën që duhej të kishte qenë më e vogël në moshë, zhvirgjëri­min e saj, një adet që djali dhe vajza e përmbushin së bashku në altarin e marrëdhëni­es seksuale, në sprovën dhe kënaqësinë e pagëzimit të ndërsjellë të gjinive përkatëse. Në sytë e njerëzimit ky adet s’mund të ishte as turp, as faj i ndokujt, por në rrethana të caktuara qëllonte t’i shndërrohe­j vajzës në fatkeqësi. Kushedi si mund të ishin koklavitur gjërat që ajo e mjera të mos shihte më asnjë rrugëdalje, veç rrotave të makinës. “Turp, turp, turp për gjininë mashkullor­e!”, foli një zë që ishte dhe nuk ishte i Davidit. “Vajzat duhet të lindin të zhvirgjëra”, kumtoi i njëjti zë.. ( pjesë nga “Anjeza nuk u zgjua”)

Në fund, Anjeza përjeton dramën e një përvoje tragjike, ndaj nuk do të dëgjojë, të dijë se ç’ndodh përreth. Nga ana tjetër, Davidi edhe pse e dashuron, në momentet e lavdisë, i qëndron larg, sepse mendon se nuk mund t’i ofrojë gjë. Ndaj dashuria për Anjezën është një plagë e tij, që ndihet ndër kapituj. Pas dramës që e dashura e tij pësoi, ai nuk e gjykon, as e bën fajtore, por percepton se është momenti që të marrë një lloj protagoniz­mi për ta ndihmuar. Madje thellë- thellë, ai ndjen një lloj përgjegjës­ie, që vetë Anjeza nuk e ka menduar. Përgjegjës­i, se ishte i pari për të, edhe për faktin se të tjerët kanë abuzuar. Jo më kot unë kam shkruar disa faqe meditimi për virgjërinë, aq sa personazhe­t e mia arrijnë në mendimin se vajzat duhet të lindin të zhvirgjëra.

Unë me “Anjeza nuk u zgjua” kam treguar një histori, që jep një tablo të jetës shqiptare në vitet 1985- 1987, duke mos u kufizuar vetëm te lidhjet e dashurisë, as tek episodet e dhunës e intrigave, por duke dhënë një pasqyrë të kontekstit shoqëror të Shqipërisë së asaj kohe. Qëllimi ka qenë dhe mbetet që të shkruaj diçka që të pëlqehet, pasi tek e fundit, letërsia ka edhe mision hedonistik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania