Panorama (Albania)

Myrto Uzuni në superformë, shënon në Kroaci dhe kap çerekfinal­et

-

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur me Vinogradar­in në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kroacisë dhe Myrto Uzuni e ka treguar edhe një herë veten se mbetet ndër protagonis­tët e ekipit kroat. Sulmuesi kuqezi vuri firmën e tij në sfidën e cila përfundoi me rezultatin 3- 0 për ekipin ku aktivizohe­t. Myrto Uzuni u bë protagonis­t duke realizuar një nga golat e ndeshjes për skuadrën e Lokomotivë­s, duke e kaluar në fazën çerekfinal­e. Në minutën e 76- të të ndeshjes, shqiptari e çoi takimin në kuota të sigurta për ekipin e tij, duke realizuar golin e dytë. Uzuni vazhdon të tregojë edhe një herë se është në një formë të mirë, teksa shpreson që të vazhdojë kështu. Pasi ndeshja ishte e gozhduar në rezultatin 0- 1, shqiptari shndërron në gol një krosim. Pas një harkimi të saktë në adresë të tij, Uzuni godet me kokë, duke siguruar kualifikim­in e Lokomotivë­s së Zagrebit për në çerekfinal­e. Në fund, ndeshja u mbyll në shifrat 0- 3. Për Uzunin, ky ishte goli i tretë për këtë vit, pasi dy i ka realizuar më parë në kampionat.

Shqiptarët - Lokomotiva e Zagrebit është një skuadër me shumë shqiptarë, që vazhdimish­t i bashkohen Uzunit në formacioni­n titullar. Krahas beratasit, në fushë si titullarë kanë startuar edhe Indrit Tuci dhe Jon Mersinaj. Më tej, në minutën e 78- të është aktivizuar edhe Enis Çokaj, ku së bashku me Kastratin, futbollist­in e përfaqësue­ses së Kosovës, janë bërë pesë shqiptarë në fushë. Në takimin tjetër të Kupës së Kroacisë, Ardian Ismajli dhe Hajduk Split janë eliminuar nga Gorica, e cila ka fituar 2- 1 dhe ka siguruar fazën çerekfinal­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania