Panorama (Albania)

Igli Tare, përkrah Mesit e Ronaldos për Vitin e Ri

-

Tashmë u bë gati një dekadë ( edicioni i parë u zhvillua në vitin 2010) që në Dubai zhvillohet mbrëmja gala e "Globe Soccer Awards", i cili vit pas viti ka shtuar edhe kategoritë të cilat vlerëson, duke qenë se në edicionin e parë ata që vlerësohes­hin ishin vetë menaxheri sportiv më i mirë i vitit, drejtori sportiv dhe administra­tori më i mirë i klubeve. Por ndërkohë, lista është zgjeruar dhe sivjet konfirmohe­n jo vetëm zgjedhjet për drejtorin sportiv më të mirë të vitit, pjesë e të cilëve do të jetë edhe shqiptari Igli Tare, gjeniu i merkatos së Lacios, i cili do të konkurrojë me homologët e tij të Barcelonës, Liverpulit, Ajaksit dhe Atletikos së Madridit. Ndërkohë, çmimet që do të shpërndahe­n do të jenë edhe për futbollist­ët më të mirë, ku nuk mund të mungonin rivalët e përjetshëm, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, apo edhe katërshja fantastike e Liverpulit, Alison, Salah, Mane e Van Dajk, por edhe portugezi i Sitit, Bernardo Silva. Ndërkohë, ajo që ka bërë shumë përshtypje ka qenë mungesa e Pep Guardiolës në listën për trajnerin më të mirë të vitit 2019, e cila përveç Klopit, Ten Hagut, Santosit e Belmadit sheh edhe ish- juventinin Masimilian­o Alegri. Një çmim special do të ketë edhe për futbollin e femrave, nisur edhe nga Botërori i zhvilluar sivjet, ku pa dyshim që favoritet do të jenë kampionet e globit, amerikanet Rapino, Morgan, apo edhe e përhershmj­a, braziliani­a Marta. Kategoritë e tjera që do të vlerësohen, do të jenë ato që lidhen me talentin më të mirë të vitit, me Zhoao Feliksin dhe Erling Haland; menaxherin më të mirë lidhur me operacione­t e kryera gjatë merkatos së verës ( Mino Raiola, Zhorzh Zhezus dhe Federiko Pastorelo kandidatët) si dhe skuadra më e mirë e vitit, e cila do të shohë në garë kampionët e Champions- it, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, respektivi­sht Lionin dhe Liverpulin, por edhe "hirushen" e turneut kontinenta­l, Ajaksin. Kujtojmë që kjo mbrëmje gala e këtyre çmimeve në Dubai do të zhvillohet më 29 dhjetor 2019.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania