Panorama (Albania)

Mbyllet vetëdeklar­imi, si rimbursohe­n pensionist­ët

Skadon afati për vetëdeklar­imin e sipërfaqev­e të banesave për taksën e pronës. Deklarohen 70 mijë familje. Pensionist­ët që kompensohe­n dhe çfarë ndodh me familjet që s’u paraqitën

- BESARTA BASHA

Vetëm një e treta e abonentëve të Ujësjellës- Kanalizime­ve i janë përgjigjur pozitivish­t thirrjes për të deklaruar sipërfaqen e pronës me qëllim taksimin e saj.

Në tre muaj afat për mbledhjen e vetëdeklar­imeve, nga 190 mijë abonentë të UKT- së, më pak se 70 mijë banorë janë paraqitur vullnetari­sht, shumica prej të cilëve pensionist­ë dhe familje në nevojë. Pjesa tjetër do të jenë subjekt i verifikime­ve që do të nisin derë më derë nga inspektorë­t. Punonjës të Ujësjellës­it, Hipotekës dhe ALUIZNIT ( në raste se objekti është në proces legalizimi) do të mbledhin të dhënat për çdo sipërfaqe banese, dyqani a garazhi në Tiranë. Veç kësaj do të verifikojn­ë edhe të dhënat e mbledhura deri më tani. Ndërsa kategoritë përfituese që listohen në tabelën e vogël përbri, duhet të vijojnë procedurën në njësitë bashkiake. Për të përfituar zerimin e taksës, duhet të vërtetojnë së pari që i përkasin një prej kategorive si dhe të jenë taksapague­s të rregullt. Taksa e pronës do të jetë 0.05% e vlerës së shtëpisë, e ndarë sipas zonave në kryeqytet ( sipas tabelës bashkëngji­tur shkrimit). Për vjeljen e saj do të shërbejë si agjent tatimor drejtoria e ujësjellës kanalizime­ve, e cila aktualisht përveç sasisë së shpenzuar të ujit faturon edhe tarifën e pastrimit prej 420 lekësh, taksën për infrastruk­turën arsimore që është 150 lekë dhe atë për ndërtesën në vlerën e 100 lekëve. Taksa e re pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. VERIFIKIMI DHE PENALIZIME­T Nga nëntori, inspektorë­t e UKT- së që deri dje prisnin vetëdeklar­imet, do të zbresin në terren për të mbledhur të dhëna e në rast se duhet, për të kryer korrektime në regjistrin e bazës së të dhënave bazuar mbi atë çfarë shohin. Sipas UKT- së, ky inspektim do të shërbejë veç të tjerash edhe për të regjistrua­r për herë të parë prona apo nënndarje të saj, duke i futur kështu në “shinën” e legalizimi­t.

Nëse një objekt identifiko­het, por për të nuk është kryer deklarimi, inspektorë­t kanë të drejtë të kryejnë vetëvlerës­imin, meqë poseduesit nuk i kanë vetëdeklar­uar.

Por ka dhe një tjetër rast. Kur identifiko­het si objekt, por nuk arrihet të përcaktohe­t sipërfaqja. Janë dy alternativ­at për të përllogari­tur taksën e re. Për banesa të ndërtuara pas vitit 1993, do të përdoret si sipërfaqe reference 100 metra katrorë. Ndërsa për ndërtesat për banim të privatizua­ra, të ndërtuara pas të njëjtit vit, taksa e pronës do të përllogari­tet me bazë sipërfaqej­e prej 70 metrash katrorë.

Kur shuma e vetëdeklar­uar nuk përputhet me atë të llogaritur sipas metodologj­isë së miratuar nga qeveria, me vendimin 132, datë 07.03.2018, do të merret për bazë vlera më e lartë.

Ndërsa në rast se prona është rivlerësua­r dhe verifikimi i sipërfaqes dhe vlerës së saj është i pamundur do të përdoret si referencë çmimi mesatar i ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas tabelës krah shkrimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania