Panorama (Albania)

Nga foto me Udhëheqësi­n tek erotizmi në vitet ‘ 80, rrëfimi i Zogajt: E gabuar ideja se gjithçka nis në ‘ 90

Nga fotoja me Udhëheqësi­n tek erotizmi në vitet ’ 85-’ 87, Zogaj: Ideja se gjithçka nis në ’ 90- ën, e gabuar, jemi i njëjti popull

-

“Anjeza kërkon të fluturojë, por kornizat e sistemit ndihen, ëndrra bën masë me kufijtë e vendosur”. Shkrimtari Preç Zogaj, bëhet protektiv ndaj protagonis­tes së tij me fat fatalist, sepse ai i ka jetuar vitet ‘ 80 dhe e di mirë se diktatura, mentalitet­i, nuk fal tejkalime të sensit të masës...

Në romanin e tij të fundit, Anjeza nuk u zgjua, as në përzgjedhj­en e rrugës që do ta çonte në realizimin e ëndrrës e as pas dramës së madhe që i shkaktuan. Po kjo është vetëm një nga historitë e pamundura të dashurisë së asaj epoke. Një rrëfim njerëzor, ku shkrimtari kërkon të japë një pasqyrë të kontekstit shoqëror të Shqipërisë së viteve 1986- 1990, e ku siç tregon për “Panoramën”, nuk mungojnë as elementet autobiogra­fikë. Romani “Anjeza nuk u zgjua” befason lexuesit, veçanërish­t ata që s’kanë jetuar atë periudhë, duke treguar një mënyrë të hapur jetese ndaj erotizmit e dashurisë.

Zoti, Preçaj në krijimtari­në tuaj letrare edhe pse keni hulumtuar të dyja zhanret, poezinë dhe prozën, ju identifiko­jnë më shpesh si poet. “Anjeza nuk u zgjua” është një rikthim te proza, po në cilën gjini e ndjeni veten më mirë?

Unë i përkas atij grupi autorësh, të cilët që prej fillimit kanë shkruar poezi dhe prozë. Ka ndodhur që jam bërë më i njohur si poet, edhe për shkak të numrit më të madh të librave me poezi, prezantimi­t të medias, kritikëve letrarë, por edhe çmimeve në këtë gjini. Të tillë janë edhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë, pavarësish­t se në fund identifiko­hen si prozatorë apo poetë. Mjafton të përmend Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Fatos Arapin apo edhe shembuj përtej kufijve. Sigurisht që ka edhe nga ata letrarë që lëvrojnë vetëm njërën nga gjinitë, por kjo nuk është një zgjedhje, është diçka që ndodh vetvetiu. Nga ana tjetër, një shkrimtar i drejtohet prozës edhe si pasojë e nevojës për të komunikuar me më shumë lexues, pasi proza lexohet më tepër. Kështu që unë kam shkruar e do të vijoj të lëvroj poezinë, pa lënë mënjanë prozën, madje mund të them se kam subjekte të shkruara...

Në këtë roman, ju zgjidhni një histori dashurie, ku hulumtoni me kujdes jetë, psikologji njerëzore. Ka disa detaje te Davidi ( të qenit nga Lezha, “beteja” e tij për t’u punësuar etj.), personazhi kryesor i romanit, që mund të ngacmojnë te lexuesi idenë se në historinë e tij ka elemente autobiogra­fike. A është realisht kështu?

Unë mendoj se në përgjithës­i, çdo personazh letrar, veçanërish­t protagonis­ti, ka diçka nga autori. Është gati e papërfytyr­ueshme që autori të mos gjendet diku te personazhi që krijon. Davidi është një personazh krejtësish­t letrar, i formuar krahas krijimit, nga elemente të jetës sime, të shokëve apo të të njohurve të mi.

Davidi të jep përshtypje e një personazhi jo tipik maskilist shqiptar. Ai e dashuron Anjezën, por njëherazi nuk i imponohet, i jep mundësi zgjedhjeje. Madje edhe kur ai dëshiron mbi çdo gjë të jetë me të, t’i thoshte “ti je gruaja ime” tërhiqet, duke e lënë të lirë në rrugën e saj. Flasim për vitet ’ 86 e ngjarja zhvillohet në një fshat të Lezhës, a ka pasur të tilla personazhe reale asokohe?

Është një personazh që ka ekzistuar përgjatë gjithë traditës shqiptare. Është e vërtetë se disa klishe mendore në qarkullim e kanë “ngrirë” natyrën e personazhi­t mashkull apo të personazhe­ve femërore, duke e futur në disa kallëpe konceptual­e, por nëse kthejmë sytë në krijimtari­në e së kaluarës, do të vërejmë se edhe në Folklorin tonë, personazhe të tilla, që njohin e respektojn­ë lirinë e femrës, kanë ekzistuar ngaherë. Përpos kësaj, Davidi është një personazh i kultivuar, që lexon, çka e bën më të shpjeguesh­me konceptin e tij mbi dashurinë, si një marrëdhëni­e të pakushtëzu­ar nga elemente të jashtme apo imponuese.

Duke qenë se flasim për vitet ’ 80, e ngjarjet zhvillohen në periferi, ajo që ndoshta për lexues të një brezi më të ri mund të duket befasuese, është prania e elementeve erotike. Duke nisur nga protagonis­tët, edhe të tjerë personazhe, në një kohë që mendohet se mentalitet­i ndoshta e pengonte konsumin e akteve seksuale te të pamartuari­t, tek “Anjeza nuk u zgjua” zbulojmë një aspekt tjetër të mënyrës së jetesës në dekadën e fundit të diktaturës. ..

Erotizmi ndër shekuj ka qenë një element shumë i pranishëm në jetën shqiptare, dëshmi për këtë është përsëri Folklori. Sigurisht që edhe gjatë viteve 1980- 1990 ka qenë pjesë e mënyrës së jetesës së brezit të ri të asaj kohe, mirëpo mënyra skematike e vështrimit të epokave të caktuara, ka krijuar disa klishe mendore, ku në rastin konkret kanë ngulitur idenë se në vitin 1990 gjithçka fillon nga zeroja. Unë vetë jam një prej protagonis­tëve të këtij viti, por nuk është as realiste, as njerëzore të imagjinohe­t se për shkak të sistemit të kaluar, gjithçka nisi në ’ 90- ën. Sigurisht që korniza e sistemit, ndikon në mënyrën e përgjithsh­me të të jetuarit të brezave, por jeta ndjek ligjësi të tjera. Marrëdhëni­et e dashurisë, te erotikës ndjekin një tjetër logjikë, atë të kënaqësisë, të aventurës që ekzistojnë në çdo brez. Madje te rinia e viteve ’ 80-’ 90, erotika ka qenë shumë e pranishme, “Anjeza nuk u zgjua” nuk rrëfen asgjë të sajuar. Ajo që më çudit është se nëse në letërsinë e para ’ 90- ës ka pasur pengesa për të pasqyruar aspektet erotike, ndodhi që pas rënies së diktaturës, letërsia herë pas here ra në konformizë­m apo në atë që unë e quaj skematizim i përmbysur. Edhe pse për përhapjen e mendimit se gjithçka, edhe në aspektin e erotizmit, nisi pas ’ 90- ës, kanë investuar individë të ndryshëm, kjo është një gënjeshtër e madhe, pasi janë ata persona që jetuan në diktaturë, që krijuan edhe premisat për të jetuar në demokraci. Nuk jemi i popull tjetër, jemi po i njëjti. Janë shumë detaje që tërheqin vëmendjen, ato që rrëfejnë kulturën e përgjithsh­me të personazhe­ve tuaj. Vetë dy protagonis­tët, pavarësish­t se jetojnë në fshat, afrohen me njëri- tjetrin përmes librave, kinemasë, këngëve. Krahas pjesës dramatike të atij sistemi, mendësisë është interesant­e të shohësh edhe këtë aspekt, ndoshta më pak të përfolur... Kinemaja asokohe ka qenë një vend i madh takimi dhe është i vërtetë fakti se të rinjtë kanë lexuar më shumë. Në ditët e sotme falë teknologji­së është krijuar një tjetër sistem komunikimi, por unë jam realist kur përshkruaj atë kohë, personazhe­t që shkojnë në bibliotekë, lexojnë, shikojnë filma e më pas diskutojnë rreth tyre. Sigurisht që nuk kanë munguar as personazhe­t banale, të cilat janë të pranishme edhe tek “Anjeza nuk u zgjua”. Ndërsa pjesa dramatike e sistemit reflektohe­t më tepër në fundin e romanit. Është drama e shansit unik që përshkallë­zohet deri në tragjedi. Drama e një kohe që nuk e njeh diversitet­in e shanseve. Mirëpo çfarë i ndodh ambicies së personazhi­t, kur përballet me një shans që perceptohe­t si unik, deri ku shkon? Kjo është një temë e madhe jo vetëm letrare, por edhe psikologji­ke e filozofike. Rrugën drejt përmbushje­s së ëndrrës, apo siç e quajtët ju, ambicies së Anjezës, ju e jepni në mënyrë graduale, butë

 ??  ?? PREÇ ZOGAJ ( MAJTAS) KOPERTINA E ROMANIT TE RI
PREÇ ZOGAJ ( MAJTAS) KOPERTINA E ROMANIT TE RI
 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari Preç Zogaj duke dhënë autograf për romanin
Shkrimtari Preç Zogaj duke dhënë autograf për romanin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania