Panorama (Albania)

Kurti dhe Osmani takohen për qeverinë, fotoja merr pëlqime rekord

-

Megjithëse certifikim­i i zgjedhjeve nuk është bërë ende në Kosovë për shkak të një ankese nga Lëvizja Vetëvendos­je për votat nga diaspora, duket se LDK dhe LVV i kanë intensifik­uar përpjekjet për krijimin e koalicioni­t qeveritar. Të mërkurën, kreu i LVV, Albin Kurti, ka postuar në "Facebook" një foto me kandidaten e LDK- së për Kryeminist­re, Vjosa Osmani, e cila ka marrë mbi 27 mijë pëlqime dhe rreth 2 mijë komente brenda tri orësh. Dy kandidatët që janë më të votuarit në nivel vendi në Kosovë, kanë publikuar fotografi nga takimi në një nga restorante­t e Prishtinës, duke marrë mijëra reagime pozitive në rrjetet sociale. Kurti dhe Osmani u takuan për të diskutuar rreth krijimit të qeverisë së re, pasi VV i fitoi zgjedhjet, duke dalë më pak se një për qind para LDK- së. "Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitje­t për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpuni­mi ynë është përkushtim­i ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjës­i e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucio­neve të shtetit", ka shkruar Kurti. Deri tani, bisedimet kishin përparuar vetëm në rangun e grupeve të punës, pasi drejtuesit e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës kanë deklaruar se do të ulen të diskutojnë për postet, pasi të bëhet certifikim­i i zgjedhjeve, pasi besonin se rezultati mund të ndryshonte me numërimin e votave me kusht, duke qenë se diferenca mes dy partive ishte shumë e vogël. Nëse LDK do të dilte e para nga ato vota, do të merrte postin e Kryeminist­rit në koalicioni­n me Lëvizjen Vetëvendos­je! Por nuk pritet më të ketë ndryshim në rezultat, Vetëvendos­je mbetet forca e parë politike në Kosovë, edhe pse me një diferencë të vogël, dhe Albin Kurti do të jetë Kryeminist­ri i ardhshëm i Kosovës. Lëvizja Vetëvendos­je mund të ketë një thellim të lehtë të rezultatit me votat e diasporës që mbërritën me vonesë në Kosovës, për të cilat Gjykata Supreme urdhëroi KQZ- në të numërohen!

 ??  ?? Albin Kurti dhe Vjosa Osmani
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania