Panorama (Albania)

Sarri kërkon derbin si dhuratë për... 122- vjetor

-

Kreu i klasifikim­it u arrit në sekondën e fundit dhe tani mendja qëndron te derbi i sotëm kundër një Torinoje "të plagosur" dhe për këtë arsye akoma më të rrezikshëm. "Derbi nuk është kurrë një ndeshje normale, edhe pse vlen më shumë për ta sesa për Juventusin, - ka komentuar Mauricio Sarri në konferencë­n për shtyp për 122- vjetorin e klubit. - Pres një ' dem' që do të na japë betejë". Strategjia e trajnerit? "Duhet ta zhvendosim sfidën në binarët tanë, ta marrin në kontroll".

Derbi e ndihmon skuadrën të qëndrojë e përqendrua­r te "turi i forcës"?

Shpresoj që po, ka një vlerë të madhe, jo vetëm për pikët në lojë.

Si ndihet Pjaniç?

Nuk e di, dje ( të enjten) është stërvitur veçmas. Do të takohen përgatitës­it dhe mjekët, nuk e di nëse do të luajë.

Po Ramsej, mund të luajë titullar?

E kam parë në formë të mirë, pavarësish­t se është stërvitur shumë pak me ne. Nuk e di sa zell mund të ketë për të luajtur derbin.

Keni thënë se në bazë të sulmuesve tuaj është më mirë të luash me fantazistë. Çfarë nënkuptoni­t?

Fakti që Ronaldo është një sulmues, të cilit i pëlqen të niset nga qendra, jo saktësisht si anësor. Po ashtu, edhe Dibala. Pra, sidoqoftë, do të kishim një sulmues jo të përshtatur me "tredhëmbës­hin" puro.

Si i shpjegoni vështirësi­të me Leçen dhe Xhenoan?

Po më lindin disa pyetje, por nuk është problem fizik. Kundër Leçes përshkuam 4 kilometra më shumë se kundërshta­ri, ndërsa kundër Xhenoas 6. Nëse do t'i kisha përgjigjet, do ta kisha zgjidhur problemin, të shohim nëse i gjej këto ditë.

Një koment lidhur me përdorimin e VAR- it pas polemikave të fundit?

Më pëlqen më shumë kur gjyqtarët arbitrojnë në fushë. Më pas vijnë rregullat, shumica e të cilave nuk janë plotësisht të qartë. VAR- i duhet përdorur për gabime makroskopi­ke, por po e vënë në punë 4- 5 herë për ndeshje. Do të ishit në favor të dy thirrjeve nga stoli? Jo, nuk do të më mjaftonin, do të isha në rrezik përjashtim­i me të kuq, sepse do të kërkoja 7- 8 për ndeshje. Më pëlqen kur arbitri bën arbitrin, jo kur përdor një kufje.

Çfarë derbi do të jetë për Sarrin?

Në Londër ndihen më pak, por ka edhe të tjerë të përmasave më të mëdha, si Çelsi- Totenhem. Përpiqem t'i përjetoj qetësisht, por e di që nuk do të jetë një ndeshje normale.

Një mendim për Maxarrin?

Jemi përballur pak herë gjatë këtyre viteve, por është një trajner që e respektoj shumë. Te Napoli ka kaluar një periudhë pozitive, edhe te Torino tani. Nuk mund të vlerësohet vetëm për dy ndeshje. Kam një konsiderat­ë të madhe për Maxarrin dhe mendoj se është dakord edhe pjesa më e madhe e tifozërisë së Torinos.

Çfarë ju bindi të besonit te Higuaini kur të gjithë dëshironin ta shisnin?

Gonzalo është një lojtar i madh. Kaloi një vit të vështirë, por këtë verë e pashë në një nivel motivimi jashtë normales. Disa diskutime të bëra prej tij nga Londra që më kishin pëlqyer pak, i kam parë totalisht të kthyera, sinjal që në mendjen e tij diçka ka ndryshuar. Kur Higuain ka motivime të mëdha, është një lojtar shumë i rëndësishë­m.

Cili është zëvendësue­si i Aleks Sandros kur braziliani të pushojë?

Varet nga ndeshja, në stërvitje kam përdorur më shumë herë De Shiljon në të majtë krahasuar me Danilon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania