Panorama (Albania)

Nga financimi shtetëror, te skema për reklamat në fushatë, drafti i PD për Reformën

Formula e re për promocioni­n, "Kostoja e reklamave për fushatat të zbritet nga detyrimet që subjektet mediatike i kanë shtetit"

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e do të propozojë financim 100% nga shteti për subjektet politike dhe fushatat zgjedhore. Gazeta "Panorama" zbardh draftin e opozitës për Reformën Zgjedhore, mbi të cilin PD- ja dhe aleatët po punojnë për të paraqitur alternativ­at e tyre.

Financimi i partive është problemati­ka kryesore që adresohet në draftin e PD- së. "Ndërhyrje ligjore që siguron që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit, me qëllim shmangien e financimev­e private nga burime të dyshimta. Paralelish­t me këtë, propozohet kriminaliz­imi i financimev­e private", thuhet në pikën e parë të draftit të PD- së. Partia më e madhe opozitare ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshm­e, për materiale, infrastruk­turë apo aktivitete zgjedhore, me qëllim matjen e shpenzimev­e për një kandidat/ parti në fushatën zgjedhore. Po ashtu, PD- ja kërkon që të përcaktohe­n kriteret e llogaritje­s së financimit për një mandat, në mënyrë që të përllogari­tet edhe buxheti vjetor i partive. "Përcaktimi­n e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogari­tjen e vlerës së financimit për njësi ( vlerë për një zgjedhës dhe/ ose vlerë për mandat dispozicio­n buxheti i shtetit. Shuma e përllogari­tur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për t'u vënë në dispozicio­n sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës", thuhet ndër të tjera në draftin e PD- së. Opozita ka denoncuar shpeshherë lidhjet e "oligarkëve" me pushtetin, të cilët, sipas PD- së, marrin tenderë korruptivë dhe më pas ua kthejnë favoret në fushatat zgjedhore partive politike. Asimilimin e kësaj problemati­ke, PD- ja e reflekton në draftin e vet për Reformën Zgjedhore. "Ashpërsimi­n e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderësh dhe koncesione­sh, si dhe ndalime nga përfitimi i tenderëve apo koncesione­ve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët", vijon drafti.

REKLAMAT

Partia Demokratik­e parashikon gjithashtu në draftin e saj uljen e shpenzimev­e për mjetet e propagandë­s në fushatën zgjedhore. Ndërkohë, sa i përket reklamave në media, PD- ja propozon që ato të mos paguhen në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, por kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit. "Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësis­ht, përcaktimi i mekanizmav­e për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdr­ejtë, por të jetë e zbritshme nga transmetue­sit televizivë dhe radiofonik­ë nga detyrimet që i kanë shtetit". Edhe opozita duket se e ka në fokus parandalim­in e financimev­e të huaja. PD- ja propozon forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacione­t politike.

 ??  ??
 ??  ?? Tryeza për Reformën Zgjedhore
Tryeza për Reformën Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania