Panorama (Albania)

Eksploziv nga Shqipëria për vrasjen mafioze të gazetares

Daphne Caruana Galizia zbuloi se gruaja e Kryeminist­rit Joseph Muscat kishte fshehur miliona dollarë në Panama

-

Identifiko­hen autorët e vrasjes së gazetares së njohur në Maltë, dyshohet se eksplozivi u ble nga Shqipëria.

Policia ka identifiku­ar dy vëllezër, të njohur në botën e krimit në Maltë, si pjesë e vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia. Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy vite me parë tronditi vendin ishullor, por edhe shumë persona të tjerë, të cilët punonin në fushën e medias investigat­ive. Gazetarja malteze u vra në një atentat mafioz në vitin 2017, kur poshtë makinës së saj u vendos një sasi e madhe eksplozivi. Aktualisht, autoritete­t malteze nga hetimet e kryera kanë arritur të identifiko­jnë dy vëllezër, që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë në vrasjen e gazetares, e cila me shkrimet e saj faktoi lidhjet dhe veprimet korruptive të qeverisë së Maltës. Gazeta e njohur dhe me shumë ndikim në Maltë, "Sunday Times of Malta", raporton se ata kanë kontakte me botën e nëntokës kriminale shqiptare dhe në të vërtetë, Policia po heton nëse pajisja eksplozive që shpërtheu makinën e kishte origjinën pikërisht nga vendi ynë. Grupi hetimor thekson se dy vëllezërit dyshohet se e kanë marrë sasinë e tritolit nga vendi ynë dhe për këtë thuhet se i ka ndihmuar një ndërmjetës, por deri tani nuk jepet asnjë emër për personin e dyshuar. Dy vëllezërit e dyshuar nuk janë të panjohur për Policinë vendëse. Në skedat që disponon Policia, ata rezultojnë të përfshirë në disa vepra penale, si trafik droge dhe kontraband­ë cigaresh. Në lidhje me vrasjen mafioze të gazetares që zbuloi lidhet korruptive të qeverisë në Maltë janë arrestuar tre persona, mes tyre dy vëllezër, ndërsa i treti ka shfaqur gatishmëri për të bashkëpunu­ar me Policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Vrasja e 53vjeçares shkaktoi protesta të shumta në Maltë. Gazetarja Daphne Caruana Galizia udhëhoqi investigim­in e skandalit të njohur si "Panama Papers" dhe lidhjet me korrupsion­in, duke sjellë dhe rrëzimin e qeverisë. Në vitin 2016 dhe 2017, analiza e Galizia e "Panama Papers" zbuloi se disa politikanë maltezë ishin të lidhur me kompanitë e listuara në "Panama Papers", duke përfshirë edhe gruan e Kryeminist­rit maltez, Joseph Muscat. Dokumente nga një bankë e vogël me bazë në Maltë treguan se gruaja e Kryeminist­rit Muscat ishte pronare përfituese e një kompanie në Panama dhe se shuma të mëdha parash ishin transferua­r mes kompanisë dhe llogarive bankare në Azerbajxha­n. Dy javë para vrasjes, Galizia kishte denoncuar kërcënimet me vdekje në adresë të saj. Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshm­e, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi Kryeminist­rin Joseph Muscat. Akuza për llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarë­t e Azerbajxha­nit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muscat arriti t'i fitojë sërish zgjedhjet.

 ??  ?? Makina e gazetares pas shpërthimi­t
Makina e gazetares pas shpërthimi­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania