Panorama (Albania)

Ardi Veliu, mbledhje me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit

- Ardi Veliu

Për më shumë se 4 orë, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe drejtues të lartë kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura, ku mësohet se është folur për atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arian Ndoja. Bëhet e ditur se gjatë takimit, kreu i Policisë ka kërkuar informacio­n në lidhje me situatën dhe ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Kujtojmë se pak orë pas atentatit, në Durrës zbritën drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokuroris­ë për Krime të Rënda. Drejtuesja e komanduar e Krimeve, Donika Prela, doli vetë në terren, ndërsa kujtojmë se prokurorin Arian Ndoja e ka pasur vartës në kohën kur drejtonte Prokurorin­ë e Durrësit. I konsiderua­r si një atentat i tipit mafioz dhe i mirëmendua­r, autoritete­t janë të angazhuara për zbardhjen e tij, ndërsa duket se ky është rasti i pestë ndër vite ku krimi godet njerëzit e drejtësisë. Vrasjet e njerëzve të drejtësisë janë konsiderua­r gjithmonë si atentate mafioze dhe dosjet kanë përfunduar duke u mbyllur pa autor. Më të vështirat për t'u zbardhur, atentatet ndaj avokatëve, prokurorëv­e e gjyqtarëve, mbeten edhe më të rëndat në sytë e qytetarëve. Që nga viti 1999 e deri sot, janë vrarë në atentate tipike mafioze, që vijojnë ende të jenë të pazbardhur­a, 4 njerëz që kanë pasur lidhje direkt me sistemin e drejtësisë në vend. Një vajzë prokurori, kryetari i Dhomës së Avokatisë, një gjyqtar dhe së fundi një avokat kanë humbur jetën në sulme, për të cilat ende nuk është arrestuar askush. Reagimet në të gjitha rastet kanë qenë të shumta dhe kërkesa për zbardhjen e tyre e lartë, por deri më tani, asnjë atentat ndaj përfaqësue­sve të sistemit të drejtësisë në vend nuk është zbardhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania