Panorama (Albania)

I shpëtoi burgut 3 herë, në pranga ‘ problemati­ku’ i Vlorës

Manaj akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtj­e pa leje

-

Pas debatit që shkaktoi më shumë se një vit më parë arratisja e tij, "problemati­ku" i Vlorës, Taulant Manaj, arrestohet në një pallat në Tiranë.

Policia e kryeqyteti­t bëri të ditur se në kuadër të operacioni­t policor të koduar "Befasia", arrestoi një person me rrezikshmë­ri shoqërore. "Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për ' Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë' dhe ' Armëmbajtj­e pa leje'. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 1m në bazë të informacio­neve të marra në rrugë operative se një person në kërkim nga Vlora fshihej në një pallat në lagjen ' Ali Demi', zhvilluan dhe finalizuan operacioni­n policor të koduar ' Befasia'. Si rezultat i operacioni­t në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja e personit në kërkim T. M., 29 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë", njoftoi Policia. Taulant Manaj, ose i njohur edhe me mbiemrin Beqiraj, ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, më datë 18.09.2018, ka dërguar urdhrin për ekzekutimi­n e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga ' Arrest në shtëpi' në ' Arrest me burg'. NGJARJA DHE

VENDIMET Në fillim të 2018- ës, Tauland Beqiraj është përfshirë në një përplasje me armë zjarri, mes dy grupesh kriminale, ku mbetën të plagosur tre persona. Në 27 shkurt 2018, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Tauland Beqirajt ( Taulant Manaj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m" dhe "Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit", ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë

Vlorë, më 2 mars 2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". Nga ana tjetër, më 28 mars 2018, Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest ne burg", në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për Tauland Beqirajn. Pas tre muajsh, më datë 23 qershor 2018, u bë sërish arrestimi në flagrancë i Beqirajt, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionev­e" dhe "Prodhim dhe shitje e narkotikëv­e". Kur u arrestua, ai ishte duke qarkulluar me automjetin tip "Benz", ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehër me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi. Për këtë episod, me vendimin nr. 1416, datë 6 gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur zëvendësim­in e masës se sigurimit personal "Arrest në burg" me masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke e liruar për të tretën herë, edhe pse ishte përsëritës në vepra penale të ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania