Panorama (Albania)

U kapën me 32 doza kokainë e kanabis, arrestohen të rinjtë

-

Policia e Tiranës njoftoi dje se arrestoi dy persona të kapur me 32 doza kokainë. Operacioni është zhvilluar nga forcat "Shqiponja" dhe specialist­ët e narkotikëv­e, ndërsa ndalimi i dy të rinjve është bërë në rrugën "Muhamet Gjollesha". Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasit me inicialet F. M. dhe A. L. janë arrestuar në flagrancë dhe janë referuar në Prokurori për dy vepra penale. "Finalizohe­t operacioni policor i koduar ' Weekend'. Operacioni u zhvilluar nga forca e posaçme ‘ Shqiponjat’, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e. Sekuestroh­en 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike", njoftoi Policia e Tiranës.

OPERACIONI Policia bëri të ditur se dy poseduesit e lëndës narkotike janë vënë në pranga pas një kontrolli të ushtruar, ku u janë gjetur doza kokaine, kanabisi dhe armë të ftohta. Gjithashtu, gjatë arrestimit të të rinjve, janë gjetur edhe një shumë parash e cila dyshohet të jetë krijuar nga aktiviteti kriminal, shitja e lëndëve narkotike në doza të vogla në Tiranë. "Forca e posaçme ' Shqiponjat' në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e, arrestuan në kuadër të operacioni­t policor të koduar ' Weekend', shtetasit: F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën ' Muhamet Gjollesha' këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme ' Shqiponjat' me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celulare; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet procedural­e i kaluan për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e' kryer në bashkëpuni­m dhe ' Mbajtja pa leje e armëve të ftohta', njoftoi dje Policia e kryeqyteti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania