Panorama (Albania)

Kremtohet 25- vjetori i Festës së Verës në Pogradec

Festa e frymëzuar nga tregimet e shkrimtari­t Mitrush Kuteli

-

Festa me verëra dhe gështenja gjallëron për dy mbrëmje radhazi qytetin e Pogradecit.

Prodhimi i verës në mënyrë artizanale, por edhe gështenjat e pjekura janë bashkuar në një festë të vetme, që ka gjallëruar fundjavën në qytetin liqenor. Për dy ditë radhazi, këto produkte aq të njohura të këtij qyteti kanë bërë që sheshi qendror të mbushet plot me njerëz, të cilët kanë shijuar festën, ku nuk kanë munguar as muzika dhe panairi me produkte të tjera të zonës. Qindra qytetarë e turistë kanë festuar në shesh për orë të tëra, duke sfiduar edhe temperatur­at disi të ulëta. Hapja e buteve të verës së re u kthye në një festë për Pogradecin 25 vite më parë, ndërsa vazhdon të festohet si një prej traditave që ruhet me fanatizëm nga banorët e këtij qyteti. Ata tregojnë se thuajse në çdo bodrum shtëpie, banorët e Pogradecit kanë butet e verës që e prodhojnë vetë dhe e shijojnë në familje apo me miqtë. Mbrëmjen e së shtunës nuk ka munguar as konkursi i verërave, ku çmimin e parë e ka marrë Lorenc Marko. "Është një traditë për Pogradecin, prodhimi i verës. Është klima e qytetit dhe terreni që favorizon rritjen e vreshtave dhe prodhimin e verës speciale të këtij qyteti. Padyshim që shumica e familjeve e prodhon vetë verën dhe festojmë së bashku prodhimin e verës së re", u shpreh Marko. Ndërsa për nënkryetar­en e Bashkisë së Pogradecit, Entela Gushon, kjo festë ka plot 25 vite që organizohe­t, ndërsa për herë të parë i janë shtuar edhe gështenjat, aq të njohura të qytetit, si një kombinim shumë i mirë për të festuar dhe për të kaluar bukur. "Kam qenë pjesë e organizimi­t të festës së parë për verën e re. Është e njohur vera e Pogradecit dhe banorët e kanë ruajtur traditën e prodhimit të saj me fanatizëm. Këtë vit menduam që të shtonim edhe një komponent të ri, gështenjat", tha ajo. Mbrëmjen e parë, organizato­rët kanë zgjedhur që të organizojn­ë një program të gjerë artistik me poezi, këngë dhe aktivitete të tjera për verën, ndërsa nata ka kulmuar me interpreti­min e 3 Musketierë­ve, të cilët kanë gjallëruar atmosferën. Natën e dytë, organizato­rët kanë zgjedhur që të ngjitin në skenë këngëtare dhe grupe muzikore nga qyteti, ndërsa të gjithë kanë shijuar gështenjat e sapopjekur­a dhe verën e këtij qyteti. Festa e Verës është kthyer në një festë tradiciona­le për qytetin e Pogradecit. Këtë vit, përveç shtimit të gështenjës s'i detaj i festës, element ky i marrë nga përrallat e Mitrush Kutelit. Kjo festë është frymëzuar pikërisht nga shkrimtari i njohur, me origjinë nga Pogradeci, që në shumë prej tregimeve të tij flet pikërisht për traditën e vjetër të prodhimit të verës në këtë qytet. Gjatë netëve të festës nuk munguan këngëtarët e njohur të skenës, si "muskëtierë­t" Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda.

 ??  ?? Nga festa në Pogradec
Nga festa në Pogradec
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania