Panorama (Albania)

Partizani ruan kreun, Kukësi zhyt Flamurtari­n

Ndeshje për goleadë, por verilindor­ët i nderon goli i Mirlind Dakut

-

Partizani mund Luftëtarin dhe ruan vendin e parë me 21 pikë dhe sot pret përfundimi­n e ndeshjes Vllaznia- Bylis për të mësuar sesa do të jetë diferenca me ndjekësin më të afërt, Për momentin të besuarit e trajnerit Lerda janë të shkëputur me 3 pikë nga Tirana dhe Kukësi, por nëse fiton Bylisi sot, diferenca ngushtohet në një pikë.

Partizani mori trepikëshi­n dje ndaj Luftëtarit, pikërisht në një ndeshje me dy tablo. Në të parën, të kuqtë vuajtën dhe vetëm falë aftësive të kapitenit Alban Hoxha, që priti penalltinë e gjuajtur nga Rapo në minutën e 16- të, bënë që të mos binin në presionin e golit. Por me ndryshimet që ndodhën në startin e pjesës së dytë, ku Asani dhe Romero hynë në fushë, loja mori gjallëri dhe në kuadrin e dy minutave, 54- 56, Partizani shënon dy golat e qetësisë. Fillimisht shënoi Çinari me kokë dhe më pas Asani nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë - Trajneri Franko Lerda, i kënaqur nga paraqitja e skuadrës ndaj Kukësit, ndonëse nuk fituan, i besoi titullarëv­e të këtij takimi edhe ndaj Luftëtarit. Sipas ideve të Lerdës, skuadra ishte e rreshtuar me modulin 35- 2, por prania e shumë lojtarëve mbrojtës në fushë e ngurtësoi në përgjithës­i lojën. Edhe Luftëtari vinte me disa ndryshime nga ndeshja e fundit. Takimi nisi bukur për të kuqtë, kjo edhe nga gabimi i portierit Paiteris në largimin e topit në minutën e dytë. Por fatmirësis­ht, pas goditjes së topit nga këndi, gjirokastr­itëve u vijnë dy herë në ndihmë shtyllat e portës. Më pas ritmi ulet disi dhe në minutën e 16- të vendasit gabojnë në fazën mbrojtëse ku shkaktuan edhe një penallti me anë të Bitrit, që ndërhyri ndaj Dushkajt. Por duelin e kapitenëve nga pika e bardhë e fiton Alban Hoxha, i cili dy herë ndali gjuajtjet e Donald Rapos. Gjirokastr­itët janë më kërkues në minutat në vijim, ndërsa ekipi i Lerdës nuk ka rrjedhshmë­ri në lojë dhe gabimet janë të shumta në kontrollin dhe qarkullimi­n e topit. Në të 27- ën, Pinteris tregon i saktë duke neutralizu­ar gjuajtjen e Trashit nga një goditje standarde. Përpos rasteve të krijuara, pjesa e parë mbyllet në shifrat 0- 0.

Pjesa e dytë - Dukje parë që loja dhe skema nuk funksionoi në të parën, trajneri Lerda e nis pjesën e dytë me dy zëvendësim­e, ku Asani dhe Romero hynë në fushë në vend të Bitrit dhe Brojës. Rreshtim i të kuqve shkon në 4- 3- 3 dhe menjëherë Partizani tregohet më i rrjedhshëm dhe agresiv duke e përqendrua­r lojën në gjysmëfush­ën mike. Në minutën e 54- të zhbllokohe­t rezultati nga Çinari, i cili me kokë e topin e krosuar nga Trashi e dërgon në rrjetë. Dy minuta më vonë, Partizani dyfishon me Asanin, i cili penalltinë e fituar vetë e finalizon me sukses. Pas këtij momenti, përpos zëvendësim­eve të ndodhura, tre te Luftëtari dhe një te Partizani, rezultati mbeti i pandryshua­r. Të kuqtë partin disa mundësi, kryesisht me Bardhin, por gjithçka mbyllet me fitoren 2- 0 të "demave" që kryesojnë me 21 pikë, ndrysa

Luftëtari mbetet i parafundit me 6 pikë në 11 javë kampionat. KUKËSI- FLAMURTARI

Kukësi i falet Mirlind Dakut në "Roza Haxhiu". Përballë Flamurtari­t nuk i rezultoi aq e thjeshtë sa 11 ditë më parë me Luftëtarin. As që bëhej fjalë për avantazh të shpejtë apo goleadë. Skuadra e Shpëtim Duros vuajti dhe ndoshta mungesat bënë të vetën, por mjaftoi ai gol në të 57- ën minutë për të arkëtuar një trepikësh të çmuar dhe marshimin drejt kreut. Kuqezinjtë ishin realisht të pafat. Prodhuan futboll të bukur, dominuan pjesën dërrmuese të ndeshjes, krijuan një mori rastesh, por nuk i deshi goli. Dhe me një tjetër humbje të regjistrua­r, mbeten në fund të tabelës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania