Panorama (Albania)

Duro: Kisha frikë, arbitri erdhi për të bërë kursin te Kukësi

-

Kukësi mori një tjetër fitore të çmuar në "Roza Haxhiu". Ai gol i Mirlind Dakut ka mjaftuar për këtë trepikësh, ndonëse Shpëtim Duro e pranon se e pati shumë frikë këtë ndeshje. Gjatë deklaratës së dhënë për mikrofonin e "SuperSport", nuk ngurroi që të përgëzonte autorin e golit dhe portierin për paraqitjet që kanë bërë. Rezerva kishte për arbitrin, ndërsa tha që e kishin sjellë për të bërë kurs në Lushnjë. "Të tregohem i sinqertë, e kam pasur shumë frikë këtë ndeshje, sepse takime të tilla janë shumë të vështira. Ju mendoni se Flamurtari është ekip i lehtë, por në përbërje ka lojtarë shumë të mirë dhe për më tepër, nuk ka të njëjtën përgjegjës­i që kemi ne në fushën e lojës. Më pas ndikojnë edhe faktorë të tjerë të jashtëm, si cilësia e fushës, prania e tifozëve, dëmtimet etj., por në fund morëm 3 pikët dhe jam i kënaqur për këtë fakt. Daku? Dua ta përgëzoj për këtë fitore që i dha skuadrës. Ai është alternativ­a kryesore e Shkurtajt, por duhet të jemi realistë që Shkurtaj është një nga sulmuesit më të mirë në Superiore. Kitanovski nuk u ambientua dhe kjo ishte arsyeja që e zëvendësov­a në pjesën e dytë. Për Mustën janë shumë 45 minuta, por isha i kushtëzuar. U shtua edhe problemi i Abazajt. Spostova Ethemin dhe Kitanovski­n, por nuk u ambientua dhe prandaj i bëra zëvendësim në pjesën e dytë. Për Abazajn dhe Gavazajn them se janë stërvitur shumë. Pritet shumë nga ata dhe me rëndësi është të ecë skuadra. Vasili e ka justifikua­r pozicionin e tij dhe shpresoj të jetë i gatshëm. Limaj mungon dhe shpresoj që Abazaj të mos mungojë. Më duket se ka shembje dhe mund të jetë serioze. Pritet shumë siç pritet shumë nga Tirana apo Partizani që kanë stol të jashtëzako­nshëm", tha ndër të tjera Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania