Panorama (Albania)

LISTA E ATP NGA ' 93 Skema për kompensim 100%, pronarët që marrin paratë

Si do funksionoj­ë skema e re e Agjencisë për kompensimi­n deri në 100% me para të tokës. Emrat e pronarëve dhe sa është vlerësuar prona që nga 1993

-

Pavarësish­t thirrjes së vazhdueshm­e nga Agjencia e Pronave për të aplikuar, duket se vetëm një numër tepër i ulët pronarësh ka paraqitur kërkesë për t'u trajtuar me një nga skemat e kompensimi­t.

Edhe më i ulët është numri i atyre që kanë përfituar. Në një formë apo në një tjetër, pronarët e kanë treguar se nuk kanë qenë dakord me vlerën e kompensimi­t që iu është caktuar dhe më pak akoma aprovojnë skemat e reja të kompensimi­t, të cilat kanë nxjerrë jashtë loje kompensimi­n 100 për qind në para. Me ndryshimet e bëra, prioritet ka marrë kompensimi fizik, ku pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht vetëm për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të rinj dhe për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi i tokës që ATP- ja disponon. Përveç kësaj, pronarët kanë të drejtë të zgjedhin edhe skemën e pagesës me këste, duke marrë deri në 40 për qind të vlerës dhe duke hequr dorë nga pjesa e mbetur, pjesëmarrj­en në ankand ose kompensimi­n e plotë nga fondi fizik.

NDRYSHIMET Prej disa muajsh ATP- ja po shikon mundësinë e ndryshimev­e ligjore, duke përfshirë në skemë një formë të re kompensimi, e cila pritet të zyrtarizoh­et vitin që vjen. Kështu, të gjithë ato familje me faturë minimale, me një vlerë që varion nga 200 deri në 500 mijë lekë, do të kenë mundësi ta përfitojnë të plotë kompensimi­n financiar, pra me një këst të vetëm. Kjo pritet të rrisë numrin e përfituesv­e. Sipas Agjencisë, është një numër i konsiderue­shëm pronarësh që kanë vendime me vlerë të ulët, ndaj edhe kjo skemë e re konsideroh­et ekonomike, pasi nuk e parcelizon tokën.

VLERËSIMI Në shkurt të këtij viti, ATP- ja ka përfunduar vlerësimin për më shumë se 25 mijë dosje, duke dalë me një faturë për 18 mijë prej tyre. Gazeta vijon edhe sot me publikimin e regjistrit përfundimt­ar, duke iu dhënë mundësinë pronarëve të njihen me masën e përfitimit që iu është caktuar. Në këtë fazë të parë mund të aplikojnë të gjithë, pasi viti i vendimit nuk kushtëzon kompensimi­n. Kjo do të thotë që rendi kronologji­k do të aplikohet si kriter në mesin e atyre që kanë aplikuar. Në këtë mënyrë, ata me vendime më të hershme do të kenë përparësi gjatë trajtimit dhe kompensimi­t. "Të gjitha subjektet, të cilat kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimi­n e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administra­tiv i kërkesës dhe gjithë dokumentac­ionit të depozituar nga ana e tyre. Sqarojmë se procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 1993- 2013 është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjitha subjektet. ATP- ja fton të gjitha subjektet e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, që të paraqiten pranë zyrave të saj për të aplikuar", bën me dije ATP- ja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania