Panorama (Albania)

Pasardhësi­t, trashëgimi­a e vyer e OBVL- së

- HALIL RAMA

Federata Botërore e Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, me seli në Paris, në të cilën që nga viti 2003 aderon edhe OBVL e popullit shqiptar, drejtohet nga norvegjezi 40- vjeçar Dan Vigo Bergtun, si president i saj. Për vetë moshën e tij relativish­t të re, si edhe të kryetarëve të organizata­ve të veteranëve të luftës të Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovin­ës e Maqedonisë, ( bij e bija gjeneralës­h të Luftës së Dytë Botërore), dikush mund të habitet me angazhimin e tyre në mbrojtje të vlerave të kësaj lufte. Por në themel, programi i kësaj Federate ( si edhe i Federatës Europiane të Veteranëve), ku bëjnë pjesë më shumë se 70 shtete, konsiston në njohjen dhe propagandi­min e Luftës së Dytë Botërore që shpëtoi njerëzimin, si rezultat i fitores së luftës së popujve të udhëhequr nga Aleanca e Fuqishme: SHBA - Britania e Madhe - Ish- BRSS, kundër Boshtit nazist, të përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia, që synoi të shkaktonte një kasaphanë të vërtetë, nga viti 1939 deri në vitin 1945.

I solla këta shembuj për të evidentuar domosdoshm­ërinë e pasardhësv­e të veteranëve, si trashëgimi e vyer e organizata­ve përkatëse.

Edhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ- it të popullit shqiptar ( OBVL), që në themelimin e saj para 25 vitesh përcaktoi në dokumentet themeluese, vazhdimësi­në nëpërmjet pasardhësv­e të veteranëve. Në më shumë se dy dekada e gjysmë veprimtari intensive, krahas themeluesv­e, ish- veteranë të LANÇ- it, drejtues të spikatur të formacione­ve partizane dhe më vonë të Ushtrisë shqiptare, si dr. Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, Liri Belishova, Skënder Malindi, Myfit Guxholli, Edip Ohri, Tahir Voshtina, Hamit Keçi, Enver Reçi e dhjetëra figura të tjera të shquara, pasardhësi­t e tyre kanë qenë të pranishëm. Dhe jo vetëm si figurantë apo në sfond, por si pjesë vitale e kësaj organizate me një histori të lavdishme. Dëshmi e vijimësisë së kësaj organizate ishte edhe Kuvendi i 7- të Kombëtar i saj, i mbajtur në vigjilje të 75- vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesi nazifashis­t, në Akademinë e Shkencave, ku përveç qindra veteranëve të LANÇ- it e pasardhësv­e të tyre ishin të pranishëm dhe përshëndet­ën edhe zv. ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, zv. Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të FARSH, gjen. brig. Manushaqe Shehu.

Jo vetëm përvoja shqiptare, por edhe ajo botërore evidenton domosdoshm­ërinë e vijueshmër­isë së aktiviteti­t të organizata­ve të veteranëve të luftës. Këtë domosdoshm­ëri, në këtë Kuvend e argumentoi më së miri kryetari i ri i OBVL, kolonel ing. Myfit Guxholli, ish- pjesëmarrë­s aktiv dhe kuadër në formacione­t e Brigadës IV Partizane, i cili, pasi kreu studimet e larta në ish- Bashkimin Sovjetik, shërbeu në funksione të rëndësishm­e të Ushtrisë shqiptare dhe pas viteve ' 90 ishte ndër themeluesi­t dhe drejtuesit kryesorë të OBVL- së për 25 vjet.

Është fakt që në veprimtari­të e ndryshme me karakter politik, patriotik e social të kësaj organizate, gjithmonë ka qenë i dukshëm kontributi i madh dhe i përhershëm i veteranëve. Por gjithsesi është e pamundur vijueshmër­ia e aktiviteti­t të këtyre organizata­ve, siç është edhe OBVL, pa e trashëguar traditën te më të rinjtë.

Para tri vitesh, në korrik 2016, në një konferencë rajonale të organizata­ve të veteranëve të vendeve të rajonit të Ballkanit, që u mbajt në Zabljak të Malit të Zi, përveç gjeneralit shekullor shqiptar, Rrahman Parllaku, që u prit si hero legjendar dhe kreut të veteranëve malazezë, prof. dr. Ljubomir Sekuliq si organizato­r, spikatën edhe dhjetëra të rinj, si përfaqësue­s të organizata­ve të veteranëve të Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë e Bosnje- Hercegovin­ës. Midis tyre, edhe presidenti i Federatës Botërore të Veteranëve, norvegjezi Dan Vigo Bergtun, i cili ishte rreth 40 vjeç.

Pa dyshim, fjala e kryetarit të delegacion­it shqiptar, legjendës së gjallë të këtij vendi, gjeneralit të pamposhtur Rrahman Parllaku, këtij kolosi fisnik, që fitoi menjëherë admirimin e të gjithë të pranishmëv­e, u prit me interes të jashtëzako­nshëm. Por pa dashur t'ia rris vlerat gjeneral Parllakut, i cili pa dyshim ngjalli emocione të fuqishme, jo vetëm me prezencën e vitaliteti­n e tij, por dhe me mesazhet që përcolli edhe te përfaqësue­sit e delegacion­eve të veteranëve nga Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnje- Hercegovin­a etj., ajo që ra në sy në këtë event të rëndësishë­m ishte prania e shumë pasardhësv­e të veteranëve. Nëse norvegjezi 40vjeçar Dan Vigo Bergtun vinte si president i Federatës Botërore të Veteranëve, kryetarja e Org. së Veteranëve të Kroacisë ishte një e përafërt me të në moshë, si bija e një gjenerali kroat me emër. Të tillë ishin edhe përfaqësue­sit e Serbisë e të Sllovenisë.

Por nëse ish- kreu i OBVL- së, gjeneral Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, nderohej e respektohe­j dhe i dëgjohej fjala kudo, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Prishtinë, Gjakovë e Prizren, apo edhe në veprimtari promovuese, siç ndodhi kohët e fundit në promovimet e librave të ish- ushtarakëv­e Kujtim Boriçi e Demir Rusi, është koha që ata pa asnjë mëdyshje të bëhen pjesë e kësaj organizate. Ish- ushtarakë të shquar, të pranishëm në këto promovime, si gjeneral Dilaver Laçi, Ismail Shulku, Sokol Agolli, Nesim Ndreu e të tjerë do të ishin trashëgimi­a e vyer e kësaj organizate, anëtare e Federatës Botërore të Veteranëve. Ata kanë se ç'të mësojnë nga bilanci i pasur i veprimtari­ve, jo vetëm produktive, por edhe cilësore të OBVL, të fokusuara në konferenca shkencore e sesione jubilare, por dhe në botime produktive e cilësore. Kjo domosdoshm­ëri u evidentua edhe në Kuvendin e 7- të të OBVL, në të cilin veteranët dhe pasardhësi­t konfirmuan vazhdimësi­në e kësaj organizate të krijuar e drejtuar me largpamësi e përkushtim maksimal nga dr. Ymer Dishnica dhe gjeneral Rrahman Parllaku. Kësisoj, OBVL do të vazhdojë të funksionoj­ë si organizata që vlerëson lart kontributi­n e shquar të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, që dënon krimet e komunizmit, që mbështeti fort Luftën e drejtë të UÇK- së dhe në tërësi çështjen mbarëkombë­tare shqiptare. Por kjo nuk mund të arrihet pa angazhimin e pasardhësv­e, që kanë rol përcaktues për vijueshmër­inë e OBVL- së. Edhe në veprimtari­të e saj kanë qenë dhe janë prezentë në vijimësi personalit­ete të njohura për publikun, si: Suzana Guxholli, Tatjana Parllaku, Petrit Çomo, Arlinda Keçi, Dashamir Tahiri e disa të tjerë, vajza e djem të themeluesv­e e drejtuesve të OBVL- së. Por tashmë që prindërit sa vijnë e largohen në moshë, është koha që ata të marrin përgjegjës­i konkrete në organizimi­n dhe drejtimin e veprimtari­ve të kësaj organizate. Për më tepër, kur si pjesë vitale e saj janë bërë herë pas here edhe ikona të artit e kulturës sonë kombëtare, si artistet e popullit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, nga pasardhësi­t e drejtpërdr­ejtë kërkohet një angazhim më i madh, që ata të trashëgojn­ë Organizatë­n e Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare të popullit shqiptar ( OBVL), historia e së cilës është me të vërtetë një histori suksesi.

Këto vlera janë përqafuar e propagandu­ar nga pasardhësi­t e denjë të veteranëve, si ish- ushtaraku gazetari e shkrimtari i njohur Sakip Cami, nga historianë­t, studiuesit, publicistë­t e shkrimtarë­t e mirënjohur si: Shpendi Topollaji, Hyqmet Zane, Xhemal Meçi, Nikolla Sudar e ing. Kol Deda, por janë dhjetëra të tjerë, ish- ushtarakë të devotshëm, të mirëpritur në radhët e strukturat e OBVL- së.

Për përjetësim­in e veprës së gjeneral Parllakut, Kuvendi i 7- të Kombëtar i OBVL- së vendosi t'i propozojë Këshillit Bashkiak të Tiranës që emri i tij t'i vendoset një sheshi apo një rruge kryesore në kryeqyteti­n shqiptar. Po ashtu, OBVL- ja i propozon Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA të RSH, që në sheshin qendror, brenda mjediseve të këtij institucio­ni, të vendoset busti i gjeneral Parllakut. Sidomos tani më shumë se kurrë, në kuadrin e 75- Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, është koha që personalit­ete të tilla t'i përjetësoj­më në panteonin e vlerave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania