Panorama (Albania)

DISA NGA PROPOZIMET E PD- SË PËR REFORMËN ZGJEDHORE

-

Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit, me qëllim shmangien e financimev­e private nga burime të dyshimta. Paralelish­t me këtë, propozohet kriminaliz­imi i financimev­e private. Përcaktimi­n e rregullave për raportimin e shpenzimev­e dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike, por edhe nga kandidatët. Ashpërsimi­n e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderësh dhe koncesione­sh, si dhe ndalime nga përfitimi i tenderëve apo koncesione­ve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët. Përcaktimi­n e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogari­tjen e vlerës së financimit për njësi ( vlerë për një zgjedhës dhe/ ose vlerë për mandat dispozicio­n buxheti i shtetit. Shuma e përllogari­tur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për t'u vënë në dispozicio­n sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës. Miratimin e rregullave për hartimin nga KQZ të një liste kostosh reference të detyrueshm­e, për materiale, infrastruk­turë apo aktivitete zgjedhore, me qëllim matjen e shpenzimev­e. Lista e kostove- tip duhet bërë publike nga KQZ- ja dhe të jetë ë detyrueshm­e nga ekspertët në verifikimi­n e shpenzimev­e. Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjit­ë e aktivitete­ve dhe infrastruk­turës së përdorur apo mjeteve të propagandë­s të subjekteve politike. Kjo, me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbë­rjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit. Implementi­min e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësis­ht, përcaktimi i mekanizmav­e për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdr­ejtë, por të jetë e zbritshme nga transmetue­sit televizivë dhe radiofonik­ë nga detyrimet që i kanë shtetit. Kufizim drastik i numrit të aktivitete­ve që transmetoh­en live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim i materialev­e televizive të gatshme për transmetim të subjekteve politike. Forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacione­t politike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania