Panorama (Albania)

Psikologji­a e rënies së Murit të Berlinit: Muri ende ekziston

- D. W. CHRISTOPH HASSELBACH

Lindja po ecën mirë ekonomikis­ht. Ky është rezultati i raportit më të fundit të qeverisë gjermane për "Stadin e Bashkimit të Gjermanisë". Aty thuhet se "bashkimi i Gjermanisë dhe barazimi i standardev­e të jetesës kanë ecur përpara". Por nga ana politike dhe emocionale duket se ndarja është bërë më e thellë. Të paktën 57% e gjermano- lindorëve ndihen si qytetarë të dorës së dytë dhe gjysma e tyre është e pakënaqur me mënyrën si funksionon demokracia. Vlerësimi i ribashkimi­t mes Lindjes dhe Perëndimit është i ndryshëm. Psikoterap­isti Hans- Joachim Maaz beson se gjermano- lindorët, përmes përvojës së RDGJ- së, kanë pasur një marrëdhëni­e të distancuar me shtetin. ' Njerëzit në Lindje janë në përgjithës­i më kritikë ndaj kapitalizm­it, ndaj atyre lart dhe më kritikë ndaj mediave… prandaj vjen prej andej një lëvizje protestues­e kundër politikës së dominuar nga Perëndimi gjerman".

Kurse psikologja për çështjet sociale, Beate Küpper, mendon ndryshe. Ajo thotë se për shkak të ndarjes për një kohë të gjatë nga Muri, "nuk është aq e vetëkuptue­shme që Lindja dhe Perëndimi të jenë njësoj". Problemati­ke nuk shikohen dallimet në vetvete, por përshtypja e ' injorimit kolektiv". Bëhet fjalë për "ndjesinë e pranimit, vlerësimit, të të pasurit pjesë dhe që të dëgjohesh".

AFD FITON PIKË, SIDOMOS NË LINDJE

Më qartësisht, kjo ndarje duket në rezultatet zgjedhore të partisë populiste, AfD. Në zgjedhjet në landet perëndimor­e, kjo parti arrin rezultate rreth 10%, kurse në Lindje afër 25%, si në rezultatet e fundit në landet e Brandenbur­gut, Saksonisë dhe Tyringisë. Në Lindje, pikërisht kjo parti ka marrë rolin e partisë protestues­e nga e Majta, që në Lindje është pasardhësj­a e partisë së dikurshme të RDGJ- së, SED. AfD ka shkruar në pllakate zgjedhore një parullë: "Përmbylle kthesën". Me sukses. Psikoterap­isti Maaz e sheh si gabim të madh kategorizi­min e votuesve të AfD- së vetëm si ekstremist­ë të djathtë. "Nëse ata i fyen dhe i diskrimino­n, ky është mjeti më i mirë për ta bërë këtë parti të fortë".

DEMOKRACIA NUK ËSHTË DHËNË NJËHERË E PËRGJITHMO­NË

Politikanë­t perëndimor­ë reagojnë me arrogancë nganjëherë ndaj rezultatev­e të AfDsë në Lindje. Kur kryetari i partisë Të Gjelbrit, Robert Habeck, në fillim të vitit tha se "do të bëjmë gjithçka që Tyringia të mbetet një land i hapur, liberal, i lirë, demokratik", shpërtheu një valë pakënaqësi­e. Sepse kjo deklaratë tingëlloi sikur Tyringia nuk është një land demokratik. Carsten Schneider, kreu i degës së SPD- së për landin, pyeti në "Twitter": ' Në cilin burg i paskam kaluar këto vite?" Kurse deputeti i AfD- së, Leif- Erik Holm, në Bundestag tha se gjermano- lindorët nuk kanë nevojë për "mësim shtesë në demokraci".

Beate Küpper mendon se as Perëndimi nuk u bë demokratik me shtypje butoni në vitin 1945, as Lindja në vitin 1989. Demokracia duhet të zhvillohet gjithmonë më tej. "Prandaj, do të ishte më e drejtë nëse Habeck do të kishte thënë: ' Ne duhet të demokratiz­ohemi'". Nuk është çudi që kjo nevojë është më e madhe në Lindje. Sipas psikoterap­istit Maaz, gjermano- perëndimor­ëve u mungon sensibilit­eti shpesh për të kuptuar Lindjen.

PARAJA NUK ËSHTË GJITHÇKA

Kryetarja e Grupit Parlamenta­r të Të Gjelbërve, Katrin Göring- Eckardt, kërkon sidomos investime në infrastruk­turë si masë kundër kthesës djathtas. "Njerëzit në rajonet e harruara nuk i besojnë një shteti, që dukshëm i ka harruar ata". Kështu mendojnë edhe shumë politikanë të tjerë. Por sociologia Beate Küpper nuk mendon kështu. Me para nuk shuhet ndjesia e diskrimini­mit, as përvoja e shumë njerëzve, që përjetuan kthesa të forta në jetën e tyre. Në të njëjtën kohë, shumë gjermano- lindorë nuk duan që të shihen si "viktima të rrethanave", në fund të fundit ata e morën vetë jetën e tyre në dorë dhe e kryen transformi­min.

Christian Hirte, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Lindjen, bën një bilanc të dyzuar. "Gjendja ekonomike, sociale, shoqërore e Lindjes është shumë më e mirë sesa e do kishim përfytyrua­r para 30 vjetësh". Por në të njëjtën kohë, njerëzit në Lindje kanë "lodhje prej ndryshimit". "Nuk duhet t'i mbingarkoj­më", thotë ai.

Nga psikoterap­isti Hans- Joachim Maaz vjen një këshillë për perëndimor­ët: "Dëgjojini gjermano- lindorët, mos i fyeni! Mos i bëni të kaftë! ( fjala është për neonazistë­t, shën red.) Ai thotë se lëvizja protestues­e nga Lindja është një "ndihmë për të kuptuar se çfarë duhet ndryshuar".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania