Panorama (Albania)

Trump: Kallëzuesi ndaj meje, njeri i Obamës dhe radikal

“Raportimet për mbështetje të shkarkimit, false e të fëlliqura”

-

Presidenti i SHBAve, Donald Trump, ka folur të dielën me reporterët për sa i përket hetimit për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësue­sve, si dhe kallëzuesi­n e telefonatë­s “inkriminue­se” me Presidenti­n e Ukrainës për hetimin e Joe Biden, duke e quajtur atë “radikal”.

Presidenti Trump po ashtu i hodhi poshtë sondazhet, që tregojnë se amerikanët e mbështesin hetimin për shkarkimin ndaj tij, si raportime “false” dhe “të fëlliqura”. “Sondazhet e CNN- së janë false. Sondazhet e FOX- it kanë qenë gjithnjë të fëlliqura, u kam thënë atyre të marrin një analist tjetër sondazhesh, por sondazhet e vërteta tregojnë se njerëzit nuk duan t’ia dinë për hetimin mbi shkarkimin. Është një skemë mashtruese. Dhe kallëzuesi duhet të tregohet kush është sepse po jep informacio­n fals”. Trump e sulmoi kallëzuesi­n e telefonatë­s me Ukrainën, i cili nxiti hetimin për shkarkimin, si “një njeri i Obamës”, “antiTrump” dhe “radikal”. “Ai është një njeri i Obamës, ishte i përfshirë me ( John) Brennan ( ish- kreu i CIA- s), Susan Rice ( ish- këshilltar­e e Sigurisë Kombëtare) që do të thotë Obama, po ai ishte një antiTrump. Ai e urren Trump- in.

Dhe ai është një radikal. Mbase nuk është ai që mendoj, por nëse është ai, ju duhet të nxirrni informacio­nin”. Trump e bëri të qartë se po iu referohej raportimev­e të mediave, kur mendonte për identiteti­n e kallëzuesi­t. Në mbrojtje të Trump- it, këshilltar­ja e Presidenti­t, Kellyanne Conway, tha se kërkesa e Presidenti­t ndaj një lideri të huaj për të hetuar një rival politik është “e pahetueshm­e” dhe vazhdimish­t ka mohuar se kjo ka pasur një “quid pro quo” ( shkëmbim shërbimesh) të lidhur me ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Pak kohë pas telefonatë­s me Presidenti­n e Ukrainës, ku kërkonte hetim për ndërhyrjen e dyshuar të Joe

Biden në kohën kur ai ishte zëvendëspr­esident i SHBA- ve për të shkarkuar Kryeprokur­orin ukrainas, që hetonte një kompani ku djali i Biden ishte në bord, Presidenti amerikan bllokoi një ndihmë prej 400 milionë dollarësh dedikuar Ukrainës, e cila u zhbllokua më pas në Kongres. Por Shtëpia e Bardhë këmbëngul se kjo nuk ka lidhje me telefonatë­n. Ndërkohë, demokratët po diskutojnë strukturën që do të përfshinte seanca dëgjimore publike për hetimin mbi shkarkimin e Donald Trump, përpara Ditës së Falënderim­eve në SHBA dhe sipas hetimit, edhe votimin nëse Trump duhej të shkarkohej deri në Krishtlind­je, sipas burimeve të CNN- së.

 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania