Panorama (Albania)

Godfrey: Serbisë e Kosovës u duhet njohje reciproke

-

Ambasadori i ri i SHBAve në Beograd, Anthony Godfrey, tha se qëndrimi amerikan ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se SHBAja dëshiron marrëveshj­e mes dy vendeve, e cila “në rrethanat ideale” bazohet në njohjen reciproke. Ai sqaroi se nuk planifikon t’u mbajë leksione liderëve politikë serbë, por shpreson për hapjen e dialogut. “Nuk planifikoj që të kem qasje ndaj liderëve serbë sikur po u mbaj leksione. Shpresoj në një dialog të hapur, por kur të jetë e nevojshme t’u them gjëra të pakëndshme, do t’ua them direkt, në bisedime private, sado që të jetë e mundur, sepse puna diplomatik­e në atë mënyrë është më efikasja”, tha Godfrey në një prononcim për gazetën serbe, “Politika”. Duke komentuar qëndrimet e të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe emisarin special për bisedimet, Richard Grenell, ai tha se të dy kërkojnë rifillim të dialogut, inkurajim dhe ndihmë ndaj Kosovës dhe Serbisë që së bashku të vijnë deri te zgjidhja, nga e cila do të përfitojnë të dyja palët. I pyetur mbi ndryshimin e kufijve dhe nëse është një ide që qëndron në tavolinë për SHBA- të, ai tha se “Nuk ka vija të kuqe e as mbështetje blanko. Është mënyrë e mirë për të sqaruar se si e sheh Uashington­i këtë çështje. Nuk do të përcaktojm­ë mënyrën se si dy palët,

Beogradi dhe Prishtina, duhet të vijnë deri te zgjidhja”. Ai theksoi se është me rëndësi që të arrihet deri te bisedimet thelbësore mes dy vendeve dhe se duhen adresuar të gjitha pengesat e mundshme, në mënyrë që të arrihet deri te një zgjidhje e qëndrueshm­e, e cila do të kontribuon­te në stabilitet­in dhe prosperite­tin e rajonit. Sipas tij, “taksa, fushata e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë... të gjitha këto janë sfida të rëndësishm­e”.

 ??  ?? Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey
Ambasadori i ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania