Panorama (Albania)

Rama, në konflikt me të gjithë kryeminist­rat e Kosovës

Me Haradinajn në gjyq, me Kurtin për marshimin e Vetëvendos­jes

-

Kryeminist­ri Rama duket se është në situatë konfliktua­le me të gjithë kryeminist­rat e Kosovës, përveç Hashim Thaçit, dikur Kryeminist­ër e sot President.

Pak ditë më parë, nga samiti i Ohrit, Rama iu përgjigj ish- Kryeminist­rit, Isa Mustafa, në lidhje me Mini

Shengenin Ballkanik, të cilin Mustafa e kishte cilësuar kthim në ish- Jugosllavi. "Kam respekt për Isa Mustafën, jam befasuar nga opinioni i tij dhe ka të drejtë të ketë opinion ndryshe nga unë. Të më thuash mua se Shengeni Ballkanik çon në një Jugosllavi të re, nuk e kuptoj. Unë nuk kam asnjë lidhje me ishJugosll­avinë, kam vetëm kujtime nga keqtrajtim­e të shqiptarëv­e dhe nuk është fort elegante", u shpreh Rama gjatë një konference me gazetarët në Ohër. Por Mustafën, kreu i qeverisë së Shqipërisë e ka akuzuar edhe për mos zbatim të marrëveshj­es së arritur në mbledhjen e dy qeverive për bashkimin doganor. Po ashtu, të njëjtën akuzë Rama ka bërë edhe për Kryeminist­rin tjetër të Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili, sipas Ramës, ka kërkuar që këtë bashkim ta shtyjë në kohë. Marrëdhëni­en më konfliktua­le me kryeminist­rat e Kosovës, Rama e ka me Haradinajn, të cilin është shprehur se do ta padisë për shpifje. Pas deklaratës së Haradinajt se me ndryshimin e kufijve të Kosovës, të mbështetur nga Thaçi, Rama dhe Vuçiç, Kosova do të humbte 10 miliardë euro dhe për këtë ndarje, ata që e mbështesni­n, do të kishin përfitime. Replikat mes Ramës dhe Haradinajt ishin të nxehta, ku ndërsa Rama i tha se do të përgjigjej në gjyq për shpifje, Haradinaj iu përgjigj se kur kreu i qeverisë shqiptare të jetë në opozitë, do të merret me çështjet gjyqësore. I fundit që duket se ka hyrë në shënjestrë­n e Kryeminist­rit Rama është Kryeminist­ri në pritje i Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit parlamenta­re, Albin Kurti. Marshimin simbolik të Vetëvendos­jes përgjatë Rrugës së Kombit më 28 nëntor, si mesazh i bashkimit kombëtar, Rama e cilësoi "një lajthitje në një proces tranzicion­i nga opozita në qeverisje", ndërsa ata ndajnë qëndrime të ndryshme si për taksën 100% për mallrat serbe në Kosovë, ashtu dhe për dialogun KosovëSerb­i. I vetmi ndër politikanë­t e Kosovës me të cilin Kryeminist­ri Rama nuk ka shfaqur përplasje është presidenti Thaçi, me të cilin ka gjetur gjuhë bashkëpuni­mi dhe dakordësie si për idenë e korrektimi­t të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu dhe për taksën për mallrat serbe.

 ??  ?? Rama dhe Haradinaj
Rama dhe Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania